Trafikonin lëndë narkotike në Itali, 2 persona në pranga, njëri prej tyre shqiptar

Dy persona, një shqiptar dhe një zviceran kanë rënë në pranga nga policia italiane. Ata akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike, kryesisht në zonën Bellinzone, në Kantonin e Ticino.
Hetimet të kryera në bashkëpunim me shërbimet antidrogë të Policisë së qytetit të Bellinzonës nisën që prej korrikut të kaluar.
Në banesën e 35-vjeçarit shqiptar u gjetën mbi 300 gramë heroinë dhe 450 gramë lëndë të përbërë nga kokainë dhe ketaminë .
Policia zbuloi aktivitetin e shpërndarjes së drogës nga 35-vjeçari për rreth 160 gramë heroinë dhe afërsisht 12 gramë kokainë (në pak më shumë se tre javë). Ndërkohë gjatë një viti 55-vjeçari u ofroi mikpritje dhe një bazë logjistike tre shtetasve të tjerë shqiptarë (të cilët u proceduan veçmas) të përfshirë në trafikun e drogës.
Hetimet koordinohen nga prokurori publik Luca Losa. /vizionplus.tv