Trafiku Basha Faji i bashkise

Ministri i Brendshem Lulzim Basha ka bere pergjegjese bashkine per trafikun e renduar qe u krijua ne kryeqytet pas reshjeve te shiut.
Shkaqet e kaosit jane te qarta per kedo hapja e punimeve pa siguruar qarkullimin dhe lenia pas dore e sinjalistikes ka deklaruar Basha.
Ministri ka bere te ditur se nga ana e Policise se Shtetit angazhimi ka qene maksimal pasi jane vene ne levizje rreth 700 efektive.
Kemi pasur 500 efektiva te policise rrugore jane mobilizuar 100 forca te nderhyrjes se shpejte dhe rreth 100 forca te policise se autostrades. Deklarata e Rames eshte ajo e nje te deshtuari per te mbuluar deshtimet dhe fajet e veta ka shtuar Basha.