E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reshjet nderpritet energjia ne disa zona

Per shkak te motit shume te keq disa zona te vendit kryesisht pjeset rurale qe furnizohen me linja ajrore kane probleme te furnizimit me energjine elektrike.

Lajmin e ka bere te ditur vete CEZ qe ka sqaruar se keto linja ajrore tejet te amortizuara ne kushte te tilla atmosferike shkaktojne nderprerje te energjise.

Sipas CEZ per momentin situata ne pjesen me te madhe te qyteteve eshte normale pasi rrjetet jane me teper kabllore dhe gjate ketyre viteve i eshte kushtuar me shume vemendje mirembajtjes se tyre.

Per momentin ka probleme te furnizimit me energji elektrike ne fshatrat e Durresit Tiranes Shkodres Lezhes Burrelit Peshkopise Bulqizes Fierit Vlores si dhe ne disa zona rurale ne juglindje ben te ditur CEZ permes nje komunikate.

Dokumenti ne fjale sakteson se ne Tirane ka probleme ne zonen rreth shkolles Petro Nini dhe ne nje pjese te zones se Kinostudios.

Per keto defekte punonjesit tane jane duke punuar dhe energjia elektrike pritet te kthehet se shpejti theksohet me tej ne komunikate.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›