E Diel, 1 Nëntor 2026

Trafiku Basha Faji i kryetarit te bashkise

Pas akuzave te kryebashkiakut Rama mbi bllokimin e trafikut ne Tirane ministri i Brendshem Basha ka reaguar duke thene se trafiku eshte fryt i papergjegjshmerise se kreut te bashkise. Sipas ministrit te Brendshem kaosi i krijuar ne rruget e kryeqytetit eshte cmimi qe duhet te paguajne qytetaret nga paaftesia e kryebashkiakut te tyre.

Ky eshte cmimi qe qytetaret e Tiranes paguajne prej arrogances papergjegjshmerise dhe paaftesise se Edi Rames. Shkaqet e kaosit jane te qarta per kedo Hapja e punimeve pa siguruar alternative trafiku bllokimi i qendres mungesa e sinjalistikes lenia pas dores per vite me rradhe e infrastruktures se nendhenshme e shume e shume te tjera. Ka patur permbytje sot ne Tirane permbytje banesash te cilat mund te krahasohen ose te tejkalojne ato te fillimvitit ne Shkoder. Policia ka patur nje mobilizim total. Perpjekja e Rames per tia veshur policise fajin eshte shenje paniku e nje te paafti qe i iken pergjegjesive te veta duke kerkuar fajtor per nje pergjegjesi qe eshte kryekeput e vetja dhe per nje faj qe eshte vetem i tij. I bej thirrje te rikthehet ne detyre te mos tallet me qytetaret dhe te mbaje pergjegjesite qe ka me ligj tha Basha.

Per me shume se tre ore rruget e kryeqytetit u bllokuan duke shkaktuar nje situate te pazakonte. Bllokime ka pasur thuajse ne te gjitha akset rrugore ndersa shiu i rene pergjate gjithe dites ka veshtiresuar me tej levizjen e lire te automjeteve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›