E Diel, 1 Nëntor 2026

Festat rriten kontrollet ne SHBA. Amerikanet kunder procedurave

Gjate javes me te ngarkuar te vitit ne Shtetet e Bashkuara udhetaret ne mbare vendin kane filluar tu nenshtrohen procedurave te reja te kontrollit ne aeroporte ku perfshihen kontrolle rigoroze fizike dhe nenshtrimin ndaj skanerave te trupit. Ne Reagan National Airport jashte Uashington DC disa udhetare u shprehen se ndjeheshin te dhunuar fizikisht pas procedurave te reja te kontrollit.

Administrata per sigurine e Transportit thote se masat e shtuara synojne garantimin e sigurise se qytetareve ne prag festash .Ka gati 400 skanera trupi ne 68 aeroporte ne SHBA. Sekretarja per Sigurine Kombetare Janet Napolitano mbrojti shtimin e masave te sigurise ndonese pranoi se ka vend per permiresime ne procedura . Ankesat e konsumatoreve ne lidhje me kontrollet invazive kane permbushur linjat ajrore zyrat e Kongresit grupime per lirine civile dhe agjencite e sigurise. Fushata ne Internet bejne thirrje per bojkot te udhetimeve. Parashikohet qe ne Shtetet e Bashkuara 24 milion njerez te udhetojne gjate periudhes se pushimeve per diten e Falenderimeve.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›