MIRDITE/ Dy adoleshente kapen per vjedhje
MIRDITE - Policia e Mirdites ka arrestuar 16-vjecarin F.L dhe 15-vjecarin T.L me banim ne fshatin Reps te rrethit Mirdite per vjedhje ne ambientet e firmes se ndertimit te autostrades. Sipas burimeve zyrtare te policise se Mirdites arrestimi i tyre u be per arsye se me date 21.11.2010 rreth ores 1600 kane bere kallezim te inxhinieri dhe roja i firmes Bechtel Enka. Ata kane deklaruar se ne ambientet e firmes ne fshatin Geziq te rrethit Mirdite u jane vjedhur nje celular si dhe pajisje e firmes. Pas kallezimit te tyre policia e Mirdites nisi edhe hetimet per gjetjen dhe arrestimin e personave qe kane kryer edhe vjedhjen. Gjate kerkimeve policia ka kryer edhe sekuestrimin si prove materiale te nje telefoni Nokia si dhe matrapikun e markes Boch.