Trafiku, bashkia projekt për semaforët e parkingjet
TIRANE- Trafiku i rënduar në kreqytet kërkon një ndërhyrje urgjente, ndërsa është kthyer në një problem me kosto të madhe për qytetarët e Tiranës.
Për të zgjidhur këtë problem bashkia e Tiranës ka firmosur sot një marrëveshje për rregullimin e trafikut dhe rikthimin e semaforëve në punë.
Kreu i bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha deklaroi se në bazë të kësaj marrëveshje do të vendosen 23 kamera për monitorimin e trafikut.
“23 kamera do të vendosen në kryeqytet për monitorimin e trafikut. Do të ketë një menaxhim të shpejtë të kësaj situate të krijuar nga trafiku I automjeteve. Ky projekt i bashkisë së Tiranës do të nisë muajin që vjen dhe do të zgjasë një vit e gjysmë.”- theksoi Basha. Basha tha gjithashtu se ndërtimi i parkingjeve tokësore do të jetë një tjetër zgjidhje për rëndimin e trafikut në kryeqytet.
(jd/shqiptarja.com)