E Shtunë, 31 Tetor 2026

Botuesi i gazetës Panorama kërkon të blejë News 24

Botuesi i gazetës Panorama në Tiranë ka nisur përpjekjet të zgjerojë biznesin e vet në media duke tentuar të blejë televizionin News 24. Burime nga gazeta Panorama bëjnë të ditur se Hysenbelliu ka ngrirë një shumë të madhe paresh në BIS Banca në Tiranë, në përpjekje për të bindur pronarët e Tv News 24 të shesin televizionin. Ende nuk ka konfirmime zyrtare për aprovimin e kësaj marrëveshje. News 24 është një nga TV më të shikuar të formatit të lajmeve në vend.  Panorama po ashtu është një nga gazetat e lexuara në vend, e afërt me qeverinë, sidomos pas koalicionit të PD me Lëvizjen Socialiste për Integrim. Nëse marrëveshja arrihet para zgjedhjeve, kjo do të shihet si një hap përpara i qeverisë dhe koalicionit në pushtet mbi kontrollin e medies në vend.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›