E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trafiku i drogës, 7 në pranga në "Lindjen e diellit"

TIRANE-  “Lindja e Diellit” operacioni i përbashkët i policisë shqiptare me antimafian italiane ka vënë në pranga 7 persona të tjerë të dyshuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Të dhënat e para bëjnë të ditur se operacioni është kryer në bashkëpunim me prokurorinë e Leces në Itali e cila kishte lëshuar dhe fletëarrestet për të akuzuarit. Nuk bëhen ende të ditur indetetet e të ndaluarve ndërsa operacioni është në vazhdën e hetimeve për shkatërrimin e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Arrestimet vijnë pak ditë pas vizitës që Prokurori i Antimafias italiane në provincën e Leces Cataldo Motta zhvilloi në Tiranë më 22 prill 2010.
KAPET MBI 1 TON DROGE
Ndërkohë në fillim të prillit operacioni i përbashkët policor shqiptaro italian coi në sekuestrimin e një sasie prej më shumë se 1 ton, saktësisht 1215 kg marihuanë në brigjet salentinase dhe arrestimin e 2 shqiptarëve, dhe një person tjetër në masën e sigurisë i ndaluar. Droga kishte mbërritur në Itali nëpërmjet kanalit të Otrantos.
Të arrestuarit ishin Arbresh Hazizaj, 23 vjec, Almarind Brama, 26 vjec dhe Gezim Bircaj,46 vjec. Nëse droga do të shitej e tëra në treg, trafikantët do të arrinin të përfitonin 600 mijë euro. Nëse do të shitej pak nga pak fitimi do të kapte shifrat e 1 milionë eurove.
Në kuadër të këtij operacioni në Shqipëri u arrestuan 4 persona si dhe u sekuestruan 215.5 kg lëndë narkotike. Lënda narkotike u kap në flagrancë rreth orës 23.00’ të datës 1 prill 2010 në urën e Lumit Vjosë. Droga do dërgohej në Vlorë më pas drejt Italisë. Në pranga të policisë përfunduan Eduart Kujtim Lushkaj, 20 vjec, Eglivan Novruz Atija, 28 vjec, Selami Hamet Lushkaj, 37 vjec, të tre nga rrethi i Fierit, si dhe Andi Hysni Kurti, 41 vjec banues në Tiranë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›