Protesta, Policia: PS shkeli ligjin, nuk njoftoi

Policia e Tiranës ka reaguar për protestën e djeshme të Partisë Socialiste, duk e e cilësuar atë si të paligjshme pasi nuk njoftoi për tubimin . "PS zhvilloi dje një protestë para Kryeministrisë. PS ka shkelur ligjin pasi nuk dërgoi njoftim për tubimin", thuhet në njoftimin e policisë.
Sipas Policisë së Tiranës një grup protestuesish goditën forcat e rendit, duke plagosur lehtë 5 prej tyre.
" Ne kemi siguruar pamjet filmike dhe po punohet për identifikimin e autorëve. Materialet do t'i kalojnë Prokurorisë ", thuhet në deklaratën e policisë.