E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjendet buzë kanalit trupi i një 50-vjeçari

Borsh

Gjendet në orët e para të mëngjesit të së premtes kufoma e një 50-vjeçari. Trupi i pajetë është gjendur buzë një kanali në fshatin Borsh. Kufoma është gjetur rastësisht nga një banor i zonës. Menjëherë pas informacionit të marrë është nisur grupi hetimor për të përcaktuar shkaqet e vdekjes së tij. Sipas burimeve nga Komisariati i Policisë në Sarandë, bëhet e ditur se trupi i pajetë i përkiste shtetasit Gafur Shehu, 50 vjeç, lindur në Tepelenë, i cili ishte punëtor ndërtimi sezonal në Borsh. Nga hetimet paraprake konfirmohet se 50-vjeçari Gafur Shehu mund të kishte vetëm pak orë që kishte vdekur dhe se nuk janë dalluar shenja dhune në trupin e tij. Kjo e ka vështirësuar edhe më shumë zbardhjen e ngjarjes, megjithëkëtë po punohet për përcaktimin e shkakut të vdekjes së tepelenasit.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›