E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trafiku i drogës, 8 shqiptarë të arrestuar në Itali

Tetë shqiptarë janë arrestuar sot nga policia italiane pas një operacioni antidrogë.

Shqiptarët e arrestuar janë; Shkëlzen Laçi, 27 vjeç, Fatos Sula, 33 vjeç, Hektor Muka, 29 vjeç, Florentin Kulluri, 25 vjeç, Altin Ajazi, 33 vjeç,  Saimir Hysa, 33 vjeç, Elvi Kici, 20 vjeç, Alban Toska, 25 vjeç.

Mes të arrestuarve sidhe edhe një maqedonas, Harun mergeli, 37 vjeç, dhe tre italiane, Santo La Greca, 40 vjeç, Angelo Caliolo, 36 vjeç dhe Giuseppe Caliolo, 34 vjeç.

Sipas hetuesve droga vinte nga Shqipëria. Grupi i arrestuar trafikonin kokainë, marijuanë, hashash e cila më pas shpërndahej në parqe, në rrugë, vende publike dhe shtëpi private.

Operacioni i sotëm ishte vazhdim i një operacioni të nisur katër vite më parë, ku numri total i të ndaluarve ka shkuar në 42.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›