Trafiku i organeve, BE ngre Task Forcë, HRW: Duhet një prokuror i zoti
BRUKSEL- Njëzet e shtatë shtetet, anëtare të BE-së, i thanë unanimisht po ngritjes së një njësie speciale hetimi e cila do të merret me hetimet e akuzave për trafik organesh që ish-senatori zviceran, Dick Marty bëri në raportin e tij për Këshillin e Europës. Në raport Marty akuzon kryeministrin Hashim Thaçi dhe krerë tjerë të UÇK-së për trajtim çnjerëzor, trafikim organesh dhe krim të organizuar.
Komiteti i Bashkimit Europian për Politikë dhe Siguri miratoi ngritjen e njësinë speciale më 25 maj dhe u mbështet unanimisht nga 27 vendet anëtare të BE.
E njohur si “Task Forcë” dhe e drejtuar nga një prokuror, njësia speciale do të jetë formalisht pjesë e EULEX (Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë) dhe një pjesë e saj do të jetë e vendosur në Bruksel,një pjesë tjetër do të jetë e vendosur në Prishtinë.
BE:HETIMIN E MARRIM SERIOZISHT
Zëdhënësja e e përfaqësueses së lartë të BE-së për Politikë të Jashtme Catherine Ashton, zonja Maja Kocijancic thotë se ky vendim dëshmon trajtimin serioz të Bashkimit Evropian për akuzat e Martyt dhe nevojën që në Ballkanin Perëndimor të luftohet krimi i organizuar.
“Prej fillimit kemi thënë se dyshimet e hedhura i marrim seriozisht dhe se duam të bëjmë gjithçka që është e mundur në mënyrë që të qartësohen ato. Ju e dini se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor kanë për detyrim luftimin e krimit të organizuar. Kjo është një dëshmi se ne e marrim seriozisht këtë” – ka thënë zonja Kocijancic në një prononcim për NEWS24
HUMAN RIGHT WATCH: JU MBESHTESIM
Ngritja e Task Forcës konfirmohet dhe nga organizata ndërkombëtare Human Rights Watch e cila në një deklaratë të bërë publike sot thotë se “Vendimi i BE-së për të hapur një hetim të veçantë penal mbi krimet në Kosovë dhe Shqipëri pas luftës është një hap i mirëpritur për drejtësinë dhe sundimin e ligjit në Ballkan” .
HRW nënvizon në deklaratën e saj se suksesi i hetimit do të varet nga emërimi i një prokurori me eksperiencë të lartë, një programi efikas, në zhvendosjen e dëshmitarëve jashtë rajonit si dhe në mbështetjen e plotë të vendeve anëtare të BE-së dhe qeverisë amerikane.
"Ky hetim i posaçëm na sjell më afër drejtësisë për krimet e rënda të kryera pas luftës në Kosovë” deklaron Benjamin Ward, Zv drejtori për Eurpën dhe Azinë Qendrore në HRW.
“Por një prokuror serioz dhe me përvojë është i nevojshëm për të ndërtuar një grup të efektshëm hetimor, do të garantojë sigurinë e dëshmitarëve dhe do të sigurojë mbështetjen e qeverive kyce si ajo e SHBA-së.
Zyrtari i HRW nënvozon se mbështetja e SHBA është kyce për shkak të marrëdhënieve të ngushta që ajo ka me qeverinë kosovare dhe shqiptare.
"Si një përkrahëse kryesore e ndërhyrjes së NATO-s në 1999 dhe pavarësisë së mëvonshme të Kosovës, SHBA ka përgjegjësi për të promovuar dhe mbrojtur sundimin e ligjit në Kosovë," tha Ward. "Kjo do të thotë që SHBA tërësisht mbështet një hetim rigoroz në të gjitha pohimet e besueshme për krime të rënda."
Sipas HRW ringritja e një programi për mbrojtjen e dëshmitarëve, përfshi dhe mundësinë e zhvendosjes së tyre jashtë Kosovës, është kryesore për një hetim të suksesshëm.
Hetimet e mëparshme janë penguar nga ngurrimi i dëshmitarëve, nga frika e hakmarrjes kundër tyre ose familjes. “Shpërngulja jashtë rajonit është shpesh e vetmja mënyrë për të mbrojtur dëshmitarët, por në përgjithësi qeveritë perëndimore kanë ngurruar ta bëjnë kryesisht për arsye politike të brendshme."- nënvizon zyrtari i HRW.
(Balkanweb) Lidhje te tjera VIDEO: Trafiku i organeve, BE ngre Task Forcë, HRW: Duhet një prokuror i zoti