Stefanoviç: Kosovarët drejt Serbisë me pasaportat e tyre
BEOGRAD- Shefi i delegacionit serb në dialogun Prishtinë - Beograd, Borko Stefanoviç për herë të parë ka pranuar edhe pse jo drejtpërdrejt se qytetarët e Kosovës, do të mund të udhëtojnë drejt Serbisë me pasaporta të Republikës së Kosovës.
Në një intervistë për Radio Dukagjinin, ai tha se marrëveshjet e ardhshme, do të jeni shumë të dobishme për të dyja vendet, pa paragjykuar statusin.
“Mund të ju them se janë shumë gjëra të mira nga të cilat do të përfitojnë të gjithë ata që jetojnë në Kosovë dhe përfundimisht njerëzit do të mund të udhëtojnë lirshëm dhe do të mund të shfrytëzojnë të drejtat e tyre dhe dokumentet pa paragjykime lidhur me statusin e Kosovës. Kjo besoj që do të ndikojë në marrëdhëniet tona për të ndërtuar më shumë besim dhe fleksibilitet sepse siç e dini jemi përballur me çështje mjaft të vështira”,- ka deklaruar Stefanoviç, duke garantuar se të gjithë do të jenë të kënaqur nga marrëveshja që do te arrihet në lidhje me këtë temë.
Ai ka mohuar deklaratat e negociatores kosovare Edita Tahirit se Serbia po frikësohet nga dialogu dhe se po perpiqet ta zvarrisë atë.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)