Trofeu i Champions kupa mberrin ne Londer

Presidenti i UEFA-s, Mischel Platini i ka dorëzuar zyrtarisht trofeun Ligës së Kampionëve kryetarit të bashkisë së Londrës, Boris Johnson.
Kupa me dy veshë, siç quhet ndryshe trofeu më i rëndësishëm i futbollit evropian për klube do të qëndrojë në kryeqytetin anglez, dëri më 28 maj ditë kjo kur do të zhvillohet dhe finalja e Champions në stadiumin “Wembley”. Impianti i rindërtuar vitet e fundit cilësohet si tempulli i futbollit anglez, ndërkohë që do të presë për herë të gjashtë në historinë e tij një finale të Ligës së Kampionëve.
"Jam i sigurt që finalja do të jetë fantastike dhe do të dhurojë emocione të mëdha në një qytet dhe stadium të vërtetë futbolli si “Wembley”. Është diçka shumë e bukur që kthehemi këtu për të gjashtën herë”- ka thënë Platini gjatë ceremonisë së dorëzimit të trofeut të Ligës së Kampionëve në Londër.
Katër skuadrat në garë për të fituar komepticionin e këtij viti janë Reali i Madridit, Barcelona, Shalke 04 dhe Manchester United, ndërsa finalja do të përcaktohet pas derbit spanjoll dhe përballjes gjermano-angleze. Nga katër ekipet vetë dy prej tyre kanë fituar Ligën e Kampionëve në “Wembley”. Manchester United triumfoi për herë të parë në kompeticionin e rëndësishëm evropian në vitin 1968, ndërsa Barcelona ka fituar trofeun duke mundur Sampdorian në finalen e viti 1992.
Nertan Prifti