E Diel, 1 Nëntor 2026

Trafiku i organeve ne Kosove prokurori i BE 7 te dyshuar

Nje prokuror i Bashkimit Evropian ka percaktuar shtate persona si te dyshuar per rrjetin nderkombetar te trafikimit te organeve qe operojne ne Kosove njoftoi agjencia e lajmeve AP.

Kjo agjenci raportoi se e ka siguruar aktpadine ne te cilen prokurori Xhonatan Ratel ka thene se grupi i organizuar kriminal ka trafikuar njerez ne Kosove me qellim te heqjes se organeve perfshire veshket per ti transplantuar te personat tjere.

Agjencia tha se hetimet kane treguar se rreth 20 shtetas te huaj ishin rekrutuar me premtime te rrejshme per pagesa ne vitin 2008.

Keto viktimat jane rekrutuar ne vendet tjera pastaj jane transportuar dhe jane pritur ne Aeroportin e Prishtines me premtime te rrejshme per pagesa per tua hequr veshkat ka thene Ratel. Sipas tij viktimave u ishin premtuar deri 20 mije dollare ndersa nga pranuesit e organeve eshte kerkuar te paguajne prej 80 mije euro deri ne 100 mije euro.

Sipas aktakuzes viktimat kane ardhur nga Moldavia Kazakistani Rusia e Turqia dhe kane jetuar ne varferi te skajshme apo me shqetesime te medha financiare.

Raporti thote se rrjeti i shtate te dyshuarve perfshin pese kosovare nje turk dhe nje izraelit.

Pese te dyshuarit nga Kosova ne mesin e te cileve edhe Ilir Rrecaj ish-zyrtar i larte ne Ministrine e Shendetesise jane ngarkuar me pese akuza duke nisur nga trafikimi i njerezve deri te ushtrimi i paligjshem i aktiviteteve mjekesore dhe abuzimi i pozites.

Dy nderkombetaret mjeku turk Jusuf Sonmez dhe shtetasi izraelit Moshe Harel jane vene ne listen e te kerkuarve nga Interpoli.

Kirurgu Lutfi Dervishi nderkaq njeri nga pese te akuzuarit kosovare thuhet te kete vepruar si lider i ketij grupi kriminal se bashku me Sonmez dhe Harel. Te akuzuarit tjere jane Arban Dervishi i biri i kirurgut Lutfi Dervishi dhe dy mjeket tjere Sokol Hajdini dhe Driton Jilta thuhet ne aktakuze.

Dervishi dhe Sonmez pastaj i kane kryer operacionet ne kliniken private Medicus ne Prishtine e cila drejtohej nga Arban Dervishi.

Harel ka qene i perzier ne identifikimin rektrutimin dhe transportin e viktimave si dhe sigurimin e dergesave te parave te gatshme permes transfereve elektronike bankare para operacionit kirurgjik.

Askush nga te dyshuarit nuk ndodhet ne paraburgim.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›