Trafiku ne Tirane shkaktare drejtuesit dhe kalimtaret

Rama Problemet e trafikut vijne nga keqmenaxhimi i levizjes dhe mosrespektimi i rregullave te qarkullimit
Problemet e vazhdueshme te trafikut ne kryeqytet kane mbledhur dje ne nje tryeze bashkine e Tiranes Universitetin Politeknik si dhe Shoqatat qe zhvillojne veprimtarine ne fushen e trafikut dhe sigurise rrugore.
Qellimi kryesor i tryezes ka qene diskutimi mbi ceshtjet e trafikut shkaqet dhe zgjidhjet si dhe rendesine e respektimit te rregullave te qarkullimit dhe sigurise rrugore per reduktimin e trafikut. I pranishem ne kete takim kreu i Bashkise Edi Rama tha se ceshtja e nje levizshmerie dhe nje transporti normal ne kete qytet nuk ka lidhje vetem me Bashkine e Tiranes apo me rruget por ka lidhje me pjesemarrjen dhe kontributin e te gjitheve.
Problemet e trafikut sot ne Tirane nuk kane si shkak kapacitetin e rrugeve. Ne kemi sot nje rrjet rrugesh kryesore dhe dytesore funksional dhe problemet e trafikut vijne nga keqmenaxhimi i levizjes dhe mosrespektimi i rregullave te qarkullimit ne te gjitha nivelet ne nivelin e drejtuesit te mjetit dhe ne nivelin e kembesorit.
Ne rast se secili do te bente detyren e vet karshi nje norme teresore te bashkejeteses ne qytet te percaktuar ne Kodin Rrugor ne sot do te kishim nje qytet pa probleme trafiku - u shpreh Rama.
Me tej ai shpjegoi se Bashkia e Tiranes duke u bazuar ne ekspertizen vendase dhe nderkombetare ka arritur ne perfundimin se problematika e levizshmerise dhe transportit nuk lidhet me gjendjen e akseve rrugore.
Ne kemi perfunduar pjesen derrmuese te punes per sistemimin dhe zgjerimin e infrastruktures rrugore dhe sot kemi nje rrjet rrugor kryesor por edhe dytesor qe mund te konsiderohet teresisht funksional - tha kreu i bashkise.
Qyteti i Tiranes ka aktualisht 1.88 km korsi te dedikuara ku 6.5 km do te perfundojne gjate fazes se pare dhe aktualisht jane 3.8 km qe po punohet per tu futur ne kete sistem.
Vec tyre jane edhe 1.42 km korsi per bicikleta por sipas Bashkise se Tiranes synimi eshte qe kjo shifer te arrije ne 10.73 km korsi te dedikuara per bicikletat per nje projekt te plote qe perfshin 17.74 km.
Besoj keni vene re shenjat e dukshme te nje projekti edhe ky nje projekt modest brenda sistemit per te ndertuar rampat ne te gjithe trotuaret kryesore te qytetit me elemente te rinj te levizjes edhe per te verbrit duke mundesuar nje tjeter standard sigurie per kembesoret dhe vecanerisht per personat me aftesi te kufizuar qe meritojne te njejtin kujdes dhe te njejtat kushte si edhe te tjeret - tha Rama. Deri ne fund te vitit 2010 bashkia e Tiranes synon te krijoje 29 km korsi te dedikuar sherbimit ne 23 rruge te qytetit.