Google Automjetet e mencura qe levizin vete

Miqte tane amerikane keto dite jane befasuar me nje Toyota Prius qe ka levizur ne autostraden qe lidh qytetin San Francisco me Los Angeles per shkak se kjo makine ka pasur nje kamere interesante cilindrike te montuar siper por ajo qe nuk ka mundur te mos bjere ne sy ka qene mungesa e shoferit. Po pra automjeti ka qene pa shofer
Automjeti ne fjale eshte nje projekt i Google qe ka qene duke vezhguar ne menyre sekrete plane per automjete qe drejtojne vetveten duke perdorur softuer te inteligjences artificiale qe mund te hetojne cdo gje afer automjetit dhe te emitojne vendimet e bera nga nje drejtues i zakonshem human.
Me nje person pergjegjes qe merr nen kontroll timonin nese dicka shkon keq dhe me nje teknik ne karrigen e bashkudhetarit per te monitoruar sistemin navigues shtate automjete testuese jane vozitur per me shume se 1.000 milje pa intervenimin e njeriut dhe per me shume se 140.000 milje vetem me intervenime kohe pas koheshe te njeriut. Nje makine ka drejtuar veten tatepjete rruges Lombardi ne San Francisco qe eshte nje prej rrugeve me me se shumti kthesa dhe me perqindjen me te madhe te renies ne kete vend. I vetmi aksident sipas inxhiniereve ishte kur nje automjet i Google ishte goditur prapa kur u ndal para shenjes se kuqe ne semafor.
Automjetet autonome jane ende larg prodhimit masiv por teknologet thone se kane enderruar per to qysh kahere dhe besojne se do te jene ne gjendje te transformojne shoqerine ne te njejten menyre sic kane bere permes internetit .
Robotet reagojne me shpejte se njerezit kane perceptim 360-gradesh dhe nuk shperqendrohen bien ne gjume gjate rruges apo ndikohen nga barerat argumentojne inxhinieret. Sipas inxhiniereve automjetet qe drejtohen vetvetiu mund te dyfishojne kapacitetin e rrugeve dhe mund te rrisin sigurine ne trafik. Sepse sipas tyre automjetet robotike kane me pak tendenca per te bere aksidente dhe rrjedhimisht mund te jene me te lehte reduktojne shpenzimet e konsumimit te derivateve jane me te sigurta etj. Ne mes tjerash ata sugjerojne qe te punohet me shume ne besueshmerine e tyre sepse ne rast te mosfunksionimit ne trafik nuk ka CTRL-ALT-DELETE sikurse tek kompjuteri ne rast bllokimi keshtu qe siguria eshte nje element kyc ne ndertimin e tyre.
Programi hulumtues i Google qe perdor inteligjencen artificiale eshte duke tentuar te revolucionoje industrine automobilistike dhe po verteton planet ambicioze te Google qe shkojne pertej biznesit kerkues.
Priusi i Google eshte i pajisur me nje bashkesi te sensoreve dhe pas daljes ne trafik percjelle nje rruge te programuar ne sistemin navigues me GPS. Ai leviz ne shpejtesine e percaktuar ne baze te rregulloreve te perfshira ne databaze kurse pajisja siper tij prezanton nje harte te detajuar te ambientit. Makina ndalet ne shenja te trafikut dhe bene paralajmerime se po i afrohet vendkalimit te kembesoreve apo kthesave ne rruge. Sipas inxhiniereve automjeti mund te programohet me personalitete te ndryshme te drejtimit prej asaj komforte ne ate sportive.
Christopher Urmson nje shkencetare i robotikes prane Universitetit Carnegie Mellon ishte prapa timonit por nuk perdorte ate. Per te marre persiper kontrollin ai duhej te bente njeren prej tre gjerave te prekte nje buton te kuq afer dores se tij te djathte te prekte frenin apo te kthente timonin. Ai veproi keshtu dy here ne njerin rast nje ciklist kaloi ne te kuqen ne semafor dhe ne rastin tjeter nje makine para tij u ndal dhe filloi te kthehej prapa per tu futur ne parking. Por sipas tij vete makina ka mundur te parandaloje aksidentin ne rast se do te kishte ardhur deri aty.
Me pas me nje veprim ai kthen makinen ne drejtim automatik dhe pushon doren ne mbajteset anesore brenda makines. Ai thekson se automjeti terheq vemendjen e njerezve por shumica mendojne se eshte gjenerata e ardhshme e automjeteve te Street View te cilat Google i perdor per te bere imazhe dhe per te mbledhur te dhena per hartat e saja.
Projekti ne fjale eshte ide e Sebastian Thrun nje drejtore 43 vjec prane Laboratorit te Stanford per Intelegjence Artificiale dhe nje inxhiniere i Google e bashke-zbulues i sherbimit Street View.
Pervec ekipit prej 15 inxhiniereve qe punojne ne projektin e tanishem Google ka punesuar edhe nje grup te njerezve tjere qe te vendosen ne ulesen e udhetarit dhe te shikojne si po rrjedhin gjerat. Google eshte duke perdorur gjashte Toyota Prius dhe nje Audi TT ne kuader te projektit. Deri me tani nuk jane bere te ditura shume detaje rreth projektit por disa thone se Goolge mund te shkoje drejt profitit nese ofron informata dhe sherbime te navigimit per krijues te automjeteve autonome e disa te tjere thone se Google mund te shes vet teknologjine e navigimit ne te njejten menyre sic ofron Androidin si sistem operativ per celularet e mencur.
Automjetet autonome jane ndertuar e dizajnuar nga shkencetaret e inxhinieret qysh prej mesit te viteve 1960-ta por inovacionet kruciale ndodhen ne vitin 2004 kur dora hulumtuese e Pentagonit filloi me Grand Challenge. Gara e pare deshtoi por ne vitin 200 dr. Thrun me ekipin e tij te Stanford ndertuan nje makine te quajtur Stanley qe fitoi garen me nje automjet te nje ekipi rival nga Universiteti Carnegie Mellon. Dy vite me vone nje tjeter ngjarje ndodhi dhe u vertetua se automjetet autonome mund te futen ne ngasjen e sigurt urbane.
Sipas dr. Thrun automjetet autonome do te ishin edhe me shume te dobishme per njerezimin sesa vetem per te levizur ne vete. Njerezit do te mund te shkembenin automjetet e ti thirrni ato ne baze te nevojes dhe si rezultat do te kishte nevoje per me pak makina duke u reduktuar keshtu edhe hapesirat e nevojshme per parkim.
Benzina do te prodhohet nga gruri plehrat bujqesore dhe letra
Rome - Shume shpejt benzina mund te prodhohet nga gruri mbeturinat e bujqesise dhe industrite e letres.
Nje ekip hulumtuesish ne Evrope ne bashkepunim me kompanite bio-teknologjike private jane duke punuar per te gjetur se si te degradojne lignocelulen e perbere nga lignina dhe celuloza e cila e ben me te forte ate ne qelizat e pemes bimore.
Hulumtuesit jane hedhur ne gjurmet e mikroorganizmave te cilet jane te afte per te thyer molekula komplekse e cila mund te shnderrohen ne energji.