E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveritaret injorojne komisionin e eshtjeve Sociale

Perfaqesuesit e shoqatave kane kritikuar mungesen e perfaqesuesve te qeverise ne komisionin parlamentar. Noka Nuk ka cfare iu duhet vazhdoni referimin


Te drejtat e femijeve


Te drejtat e femijeve duket se nuk kane qene prioritet ne agjenden e perfaqesuesve te qeverise te cilet as nuk kane marre mundimin te degjojne perfaqesuesit e shoqatave qe kane sjelle propozimet e tyre ne lidhje me te drejtat e femijeve. Keshtu diten e djeshme diskutimi mbi propozimet e ndryshimeve ne projektligjin Per Mbrojtjen e te Drejtave te Femijeve ne Komisionin Parlamentar te eshtjeve Sociale eshte zhvilluar dje pa pranine e perfaqesuesve te qeverise.


Komisioni u zhvillua mes replikave te perfaqesuesve te shoqatave te cilat kritikuan mungesen e perfaqesuesve te Ministrise se Punes dhe eshtjeve Sociale si nje nder aktoret kryesore te ligjit per mungesen e tyre ne komision. Mungesa e qeverise u kritikua edhe nga deputet e PS-se te cilet kerkuan qe ne seancen e radhes te mos zhvillohet komisioni pa pranine e tyre.


Mungesa

Perfaqesuesit e qeverise kane injoruar pjesemarrjen e tyre ne Komisionin Parlamentar te eshtjeve Sociale per te diskutuar per ligjin e radhes qe kishte te bente pikerisht me te drejtat e femijeve. Disa nga deputetet kane kerkuar qe kjo mbledhje te shtyhet pikerisht per shkak te mungeses se perfaqesuesve te Ministrise se Punes por kryetari i Komisionit Parlamentar per eshtjet Sociale Ethem Ruka ka kundershtuar.


Nuk kam perse te anuloj mbledhjen se mungojne perfaqesuesit e qeverise - thekson Ruka duke shtuar se duhet te degjojne perfaqesuesit e shoqatave qe mbrojne te drejtat e femijeve per te degjuar propozimet e tyre.


Perfaqesuesja e organizates Terre des Rommes Vasilika Licaj sapo ka filluar te prezantojne ndryshimet qe duhet ti behen ligjit ka shprehur deshiren qe do te ishte mire qe perfaqesuesit e Ministrise se Punes te ishin prezent por sapo ka shprehur kete deshire pergjigja nuk ka qene aspak e kendshme nga deputeti i PD-se Flamur Noka. Nuk te pyesim ty nese duhet te vijne perfaqesuesit e qeverise apo jo. Vazhdo thuaj ato qe ke per te thene - ka theksuar deputeti Noka.


Por replikat mes deputeteve te PD-se dhe perfaqesuesve te shoqatave kane vazhduar edhe me pas ku cdo propozim i tyre eshte shoqeruar me debate madje njera nga perfaqesueset e shoqatave ka akuzuar Ministrine e Punes se nuk kane bere transparente projektligjin Per Mbrojtjen e te Drejtave te Femijeve sepse e kane kerkuar me shume se nje muaj kete projektligj dhe nuk iu eshte dhene nga ky dikaster ku me pas jane detyruar ta sigurojne ne menyre informale.


Femijet duhet te mbrohen me ligj per dhunen e asistuar

Projektligji Per Mbrojtjen e te Drejtave te Femijeve eshte shume i mire por ka nevoje qe te permiresohet ne disa nene. Keshtu perfaqesuesit e shoqatave kane rekomanduar qe ne ligj te futet edhe nje aktor tjeter qe do te luaje rolin e hetuesit brenda shtepise ku dhunohet femija.


Sipas perfaqesuesve te shoqatave kjo duhet te arrihet ne bashkepunim me pushtetin vendor dhe se per kete kerkohet mbeshtetje. Kjo sipas tyre eshte nje praktike qe ndiqet edhe nga vendet e tjera dhe se eshte efikase.


Nderkohe perfaqesuesit e shoqatave theksuan se nuk eshte parashikuar asnje nen ne ligj sa i takon dhunes se asistuar. Kjo do te thote se femijet jane te dhunuar edhe nese marrin pjese gjate dhunes psikologjike apo fizike qe mund te ushtojne bashkeshortet ndaj njeri-tjetrit.


shte vertetuar nga psikologet se kjo lloj dhune eshte shume e demshme per femijet dhe le pasoja te renda mbi psikiken e tyre ndaj duhet te merret ne konsiderate - thekson Vjollca Mekshaj drejtoreshe e komitetit Shqiptar te HELSINK.


Nderkohe pas prezantimeve te shkurtra per ndryshimin e ligjit Per mbrojtjen ndaj te Drejtave te Femijeve anetaret e Komisionit Parlamentar te eshtjeve Sociale kane kerkuar qe te jene serish prezent ne mbledhjen e radhes qe do te zhvillohet me pranine e perfaqesuesve te Ministrise se Punes dhe eshtjeve Sociale.


Studimet nje ne kater shqiptare me probleme mendore

Stresi vazhdon te jete shkaktari kryesor i depresionit mendor tek shqiptaret. Sipas studimeve te fundit nje ne kater persona te pakten nje here gjate jetes ka pasur shqetesime mendore.


Ndersa nje ne tete adoleshente ka nje semundje mendore. Ne Shqiperi ka 9 qendra te shendetit mendor dhe po 9 shtepi mbeshtetese ku trajtohen mbi 100 te semure qe kane dale nga spitali per tu rehabilituar ne shoqeri. Ne konferencen e trete kombetare ministri i Shendetesise Petrit Vasili deklaroi se po punohet per hartimin e projektligjit te ri per Shendetin Mendor.


Ministria e Shendetesise ka ngarkuar nje grup pune te perbere nga specialiste te fushave perkatese qe po hartojne projektligjin dhe nje nder misionet e kesaj konference eshte edhe konsultimi i ligjit me partneret e sektorit qeveritar dhe jo qeveritar - thekson Vasili duke shtuar se rishikimi i Planit te Veprimit per Shendetin Mendor synon pasqyrimin e nje konteksti te ri te shendetit mendor per planifikimin dhe buxhetimin e sherbimeve.


Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›