Jani Jani jep doreheqjen si anetar i KQZ ishte propozuar nga PBDNJ

Përfaqësuesi i PBDNJ-së në KQZ, Jani jani dha sot dorëheqjen nga posti i anëtarit të të këtij institucioni. Dorëheqjen e tij, Jani e ka vënë në dispozicionin të KQZ dhe për dijeni të Kuvendit.
"Zhvillimet e dhjetediteshit te fundit brenda e jashte KQZ-se, nga njera ane ku njeri prej anetareve u shkarkua nga Kuvendi dhe dy te tjere dhane doreheqje per shkak te cenimit te integritetit, pavaresise dhe ushtrimit te mandatit te anetarit si edhe vazhdimin e situates dhe mungesen e nje reflektimi real dhe te dukshem nga politika dhe nga ana tjeter pamundesia per te mos qene indiferent edhe ndaj asaj qe eshte nenvizuar ne raportin e Departamentit te Shtetit per “institucione shteterore skajshmerisht te politizuara perfshi edhe KQZ-ne, po minojne te drejtat e qytetareve per te marre pjese ne qeverisje”, me imponojne te jape edhe une doreheqjen nga detyra e anetarit te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve", argumentoi Jani doreheqjen e tij si anetar i ketij institucioni. Tre ditë më parë, Jani ngriu marrëdhënien me KQZ me arsyetimin se kjo ishte një shenjë solidariteti me dy ish-kolegët e tij të dorëhequr më herët përfaqësues të PS-së në KQZ, Denar Biba dhe Albana Shtyylla. Në deklaratën e shpërndarë mediave, Jani u shpreh se lëvizja e tij u ndërmor edhe si përgjigje e ndërprerjes së kundraligjshme të mandatit të Ilirjan Muhos nga Kuvendi. Edhe pse me mungesën e 3 anëtarëve, Komisioni do të mund të vijojë procesin përgatitor për zgjedhjet e 23 qershorit, pasi ekziston kuorumi i nevojshëm prej 4 anëtarësh. Ndërkohë, janë vënë në lëvizje të gjitha hallkat proceduriale dhe ligjore për zëvendësimin e dy anëtarëve të dorëhequr, të propozura nga PS. KQZ ka njofuar Kuvendin për plotësimin e vendeve vakante dhe në bazë të përcaktimeve në Kodin Zgjedhor. Në nenin 19 të tij, thuhet se “në rast se mandati i një anëtari të KQZ-së përfundon para kohe, gjatë periudhës së zgjedhjeve, ai zëvendësohet nga Kuvendi, jo më vonë se 48 orë nga krijimi i vakancës”.