E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndertimi i pallatit te bashkeshortes se Edi Rames dhe viles ne Dajt

Partia Demokratike kërkon nga kreu socialist Edi Rama të bëjë transparencën e shumës së parave për ndërtimin e pallatit të ndërtuar nga familjarët e bashkëshortes së tij, si dhe të parave për ndërtimin e vilës në Dajt.
"Partia Demokratike kërkon nga Ju Z. Rama të lini mënjanë: sharjet dhe fyerjet për mesuesit, nxënësit, infermjerët, policët, fermerët dhe prodhimet e tyre dhe të bëni transparencën si detyrim ligjor dhe moral i cdo politikani, përndryshe, “pallati i familjes në lulishte”  ndërtuar me Leje të Paligjshme dhe burimi i parave të ndërtimit të tij, rezidenca juaj verore, cmimi i truallit dhe origjina e parave të ndërtimit të saj, do t’ju  mbeten në kurriz,  në cdo takim, në cdo sallë, në cdo kuti votimi!", u shpreh, gjate nje deklarate per shtyp, zedhenesja e PD-se, Laura Vorpsi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›