“Herezitë” e femrave shëronjëse
Autori i Lajmit: red.
Aktet tmerruese të katolicizmit mesjetar evropian nuk përfunduan vetëm me ″heretikët″, por ato u orientuan edhe kundër femrës. Nuk duhet t i harrojmë qëndrimet fondamentale kishtare ndaj femrës, ndaj së cilës Gjyqi i Inkuizicionit manifestoi dënimet më drastike. Kisha urdhëronte administratorët dhe agjentët e saj që t i dënojë gratë vetëm pse janë të racës së zezë, fallxhore ose për atë që përgatisnin ilaçe nga barishtet e ndryshme. Inkuizicioni në shumë raste ua ndalonte grave që t′iu ofrojnë ndihmë mjekësore edhe lehonave gjatë lindjes, sepse sipas Kishës, dhembjet e lindjes janë dënim për atë, që Eva e kishte këputur mollën nga druri i diturisë në Parajsë, andaj ishte përgjegjëse për Mëkatin Lindor. Dokumenti i titulluar “Malleus maleficarum” (Çekani i shtrigave), të cilin romancieri Den Braun e përmend në Kodin e Da Vinçit të tij, sado pak na kthjellon pozitën e mjerë të gruas në shoqëritë e mesjetës krishtere. Aty dokumentohet se vetëm gjatë tre shekujve Kisha kishte djegur në stivë afër pesë milionë gra. Ndoshta për një qëndrim të këtillë kontribuoi edhe prifti Tertulian (160-230), i cili kishte pohuar: ″A e dini se secila nga ju është një Evë, në këtë kohë bëhet gjykimi i gjinisë suaj nga Zoti, faji gjithashtu ekziston, ju jeni dera e djallit, ju jeni ajo që veproi lirshëm me pemën, dezertori i parë i ligjit të shenjtë...″.
Dominikanët, arma tjetër kundër heretikëve
Sulmet më të ashpra të Inkuizicionit ishin të drejtuara drejt katarëve, ndërsa ndihmëtarë dhe dorë e djathtë e inkuizicionistëve (të cilët i gjurmonin heretikët dhe të gjithë ata që i kundërviheshin Kishës katolike) ishin një shtresë njerëzish të cilët u quajtën dominikanë, themelues i së cilës ishte teologu Dominigo de Guzmani (1170-1221), i njohur si Shën Domeniku. Dominikanizmi (term që në gjuhën latine është bërë një lojë fjalësh, si: domini-canes që do të thotë qentë gjurmues të Zotit) ishte lëvizje në shërbim të Kishës dhe inkuizicionit, andaj pjesëtarët e saj kurrë nuk e mohuan pozitën e tyre si gjurmues ose si hetues të heretikëve, në veçanti ndaj katarëve. Dominigo de Guzmani në vitin 1216 kishte ardhur në Tuluz (Francë) me qëllim që t′i luftojë katarët, ndërsa Papa Inoçenti III e lejoi dhe e sanksionoi themelimin e rendit të dominikanëve dhe zyrtarisht kjo lëvizje u quajt Rendi i vëllezërve predikues (Ordo Fratrum Praedicatrum). Ndikimi i dominikanëve ishte mjaft i suksesshëm, sa që ata arritën të depërtojnë në shumë katedra, fakultete e universitete evropiane. Qëllimi kryesor i lëvizjes dominikane ishte lufta kundër heretikëve; zhdukja fizike ose ″riedukimi″ dhe kthimi i serishëm i tyre në gjirin e Kishës Katolike. Siç kuptohet, dominikanët ishin agjentë të denjë të inkuizicionit dhe ishin nën ndikimin e mësimeve të Shën Augustinit. Njëri nga dominikanët më me ndikim ishte edhe teologu i krishterë, Toma Akuini (1225-1274), i cili në radhët e tyre ishte inkuadruar në vitin 1243. Ai e kishte formuluar edhe vendimin e Kishës kundër heretikëve, në të cilën thuhej:
″Herezia është mëkat, për këtë arsye, heretiku duhet jo vetëm të eskomunikohet nga Kisha, por edhe të mbytet. Po qe se heretiku këmbëngul në qëndrimet e tij, atëherë Kisha nuk duhet të kujdeset për të, por për njerëzit e tjerë. Me këtë Kisha do ta largojë heretikun nga krahu i saj, ndërsa procesin e mëtejmë Kisha ia lë gjyqit profan, ashtu që ai do ta largojë nga faqja e dheut″.
Akuini, një rrugë e ndërmjetme mes filozofisë aristoteliane dhe teologjisë
Kontributi më efikas dhënë teologjisë dhe doktrinës së krishterë në përgjithësi erdhi pikërisht nga teologu katolik dhe dominikani Toma Akuini. Ai doli nga elita intelektuale e Universitetit të Parisit ku ishte profesor i rregullt, nga një vend arsimor ku qarkullonin mjaft ide dhe mendime të ndryshme filozofike e juridike, aty ku pati frymë edhe averroizmi... Në përgjithësi Akuini njihet si njëri ndër personalitetet më të shquara të lëvizjes së liberalizmit juridik në teologji dhe filozofi. Ai është autor i veprës së famshme “Summa Theologiae” të shkruar në vitet 1266-1273 në të cilën e paraqiti sintezën më të kapshme dhe deri tani të pakapërcyer të doktrinës së krishterë të quajtur tomizëm, e cila ishte mbështetur në filozofinë dhe teologjinë e Aristotelit (384-322 p.e.r.). Në të vërtetë, tomizmi është tërësia e pikëpamjeve filozofike e teologjike të Toma Akuinit ose një sintezë ndërmjet filozofisë aristoteliane dhe teologjisë së krishterë katolike. Njëri nga tiparet thelbësore të tomizmit (ashtu siç është paraqitur në veprat e Akuinit Summa Theologiae dhe Summa contra gentiles), është racionalizmi i veçantë sipas të cilit arsyeja e njeriut është në gjendje ta kuptojë, shpjegojë ose ta perceptojë së afërmi ekzistencën e Zotit etj.
Ndryshe nga Shën Augustini, i cili mbështetej në filozofinë e Platonit (427-347 para erës së re) e të neoplatonistëve dhe që ngulmonte në paracaktueshmërinë, Toma Akuini mbështetej në Aristotelin dhe ishte i mendimit se njeriu është zotërues i akteve të veta vetëm sipas arsyes dhe vullnetit; prandaj gjykimi i lirë (liber arbitrum) i njeriut quhet ″aftësia e vullnetit dhe e arsyes″, gjë të cilën e shpjegon në Summa theologiaen e tij.
Ky lajm është publikuar: 14/08/2008