Trageti gjigant has tokën, evakuohen mbi 4000 persona

Autoritetet vendase njoftojnë se bilanci i viktimave mund të rritet nga momenti në moment.
Trageti “Costa Concordia” goditi një rrip rëre mbrëmjen e të premtes ne brigjet e ishullit Giglio, pas kësaj të gjithë personat e ndodhur në bord u përpoqën të evakuoheshin me anë të varkave.
Tanimë kanë mbetur vetëm 50 persona në bord dhe ata po evakuohen me helikopterë teksa “situata është përkeqësuar”.
Në mesin e 3200 pasagjerëve (pjesa tjetër është ekuipazh) ndodhen italianë (1000), gjermanë (500), francezë (160) dhe Britanikë.
Më herët gjatë të premtet “Costa Concordia” ka lundruar nga Civitavecchia afër Romës për të dalë në det më pas në drejtim të Marsejës. Më parë ajo ka qenë në portet e Sicilisë, Sardenjës dhe Spanjës.
/Start/Fatjon Prroni/
2012-01-14 07:49