Dy muzikante franceze kenge per Obamen

Tony Suedua dhe Matju Biljo, dy muzikantë francezë nga qyteti jugor i Bordosë i ofrojnë presidentit amerikan nderimin e tyre në formën e një kënge për fushatën e tij të rizgjedhjes në krye të Shtëpisë së Bardhë. Në fakt, kjo është hera e dytë që dyshja e muzikanteve i kanë dedikuar muzikën e tyre presidentit amerikan. Sipas mediave franceze, ata janë një zbulim i të rinjve të partisë demokratike të Obamës, pasi kënga e tyre gjatë fushatës së parë të presidentit, "Ndryshimi ka ardhur" u bë mjaft popullore ne internet. Muzika dhe videoja e këngës, e cila lidh fushatën e Obamës në 2008 me fjalimin e Martin Luther King "Unë kam një ëndërr", u shkarkua me miliona herë. Dy miqtë nuk morën para në atë kohë, por ata thonë se admirimi i tyre për Obamën është aq i madh sa nuk presin asgjë në këmbim të muzikës së re, që do të kompozojnë. Ata shpresojnë që pas transmetimit të parë në mars, kënga e tyre të vendoset në mitingjet e fushatës së Obamës.