E Shtunë, 31 Tetor 2026

Republikanet takime ne Karolinen e Jugut

Vijon intensivisht fushata elektorale e republikaneve për garën presidenciale në Shtetet e Bashkuara. Kandidatët republikanë, të cilët garojnë për t’u zyrtarizuar përballë presidentit aktual, Barak Obama në zgjedhjet e nëntorit, zhvilluan takime në Karolinën e Jugut. Ky shtet përbën dhe etapën e tretë të zgjedhjeve brenda partisë Republikane për zgjedhjen e kandidatit për president.
Kryesuesi i listës, deri tani, pas fitoreve në Ioëa dhe Neë Hempshire, Mit Romni po përpiqet të shfrytëzojë suksesin e krijuar prej dy zgjedhjeve të para."Nëse unë do të jem president i Shteteve të Bashkuara, do ta vendos në punë përsëri dhe do të forcoj këtë vend të madh për ne, dhe fëmijët tanë"- u shpreh Romney përpara qindra mbështetësve .
Një tjetër fitore për Romny në Karolinën e Jugut, do të humbiste shpresat e kandidatëve pas tij, për ta ndalur në rrugën drejt nominimit në Konventën republikane të gushtit. Sondazhet e fundit tregojnë avantazh të Romny-t, me 23 përqind, por me diferencë të ngushtë me ndjekësin më të afërt, Neët Gingrich i cili ka 21 përqind. Zgjedhjet do të vazhdojnë në të gjitha shtetet dhe për gjashtë muaj të tjerë .

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›