Tragjedi/ Babë e bijë humbin jetën në aksident makina bie në kanal

Një aksident tragjik është shënuar në aksin dytësor Lezhë–Kakarriq, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal, duke u përmbysur.
Për pasojë kanë humbur jetën dy persona, babë e bijë: 54-vjeçari Anton Keçi dhe vajza e tij, 20-vjeçarja Bora Keçi, e cila ishte duke drejtuar mjetin në momentin e aksidentit.
Sipas të dhënave paraprake, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në orët e pasdites, por është konstatuar vetëm në mbrëmje, pasi familjarët, të shqetësuar nga mungesa e kontaktit, kanë nisur kërkimet. Automjeti i përmbysur është konstatuar nga policia gjatë patrullimit në zonë, ndërsa në brendësi të tij janë gjetur edhe trupat e pajetë të viktimave.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.