E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tragjedi në Divjakë, vdesin babë e bir nga shpërthimi aksidental i granatës

Divjakë- Pasditaje e 29 dhjetorit i ka marrë jetën kryefamiljarit dhe djalit të vogël të familjes Gaxho në Divjakë.

Sipas të dhënave të forcave policore, Dashnor Gaxho, babai i fëmijës ka qenë duke përgatitur granatën që do të përdorej për peshkim.

Gjatë këtyre momenteve mësohet se ajo ka shpërthyer në dorën e  27 vjeçarit Dashnor Gaxho duke i marrë jetën atij dhe djalit të tij 2- vjeçar A.Gaxho.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen hetimet për të zbardhur të plotë shkaqet dhe rrethanat e shpërthuimit të granatës vdekjeprurëse.

/IDEA/

Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook 

Ndani me ne komentet tuaja:

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›