E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tragjedi në Himarë, 13 të vdekur, 21 të plagosur

Pamje nga vendi i ngjarjes

HIMARE, UPDATE-22:45- Në një njoftim të fundit policia e Shtetit beri me dije se po kurohen në Spitalin Ushtarak :

Kaltra Pollozhani,  Alma Deda, Eranda Bato, Antoneta Taçe, Doriana Kumria, Anisa Çobaj, Shegushe Haka, Elsa Shtylla, Ifsjana Karriqi, Mirsie Biba, Besjana Dani

Sipas policisë, ka humbur jetën në Spitalin Ushtarak, Eranda Baloshi, ndërsa 3 shtetase janë akoma të paidentifikuara.

Po sipas njoftimit të policisë në Spitalin e Vlorës po kurohen; Dorina Stafa, Enkela Daja, Ticiana Hysa, Juliana Kuqi, Ergita Opingari, Adjola Musaka, Liri Hasa, Besjana Xheneti, Adisa Çela, Anisa Hysa

Nga Vlora jane nisur drejt Spitalit Usharak Tirane shtetaset Griselda Zeneli dhe Blerina Çereni për mjekim më të specializuar. Policia tha se në Himarë në gjendje të mirë gjendet Arta Ballabani.

22:35- Shkon ne 13 numri i viktimave nga aksidenti i sotem ne Himare. Mesohet se nje tjeter studente e cila ishte transportuar ne spitalin Ushtarak ne Tirane nuk ka mundur tu mbijetoje plageve te marra. Gjithashtu burime policore  bëjnë të ditur se 13 persona kanë humbur jetën dhe 21 studente janë plagosur. Mes viktimave është edhe shoferi i autobusit.

21:30- Deri në këto momente mësohet se në spitalin e Vlorës qëndrojnë këto studentë:  Entela Daja, Ina Janulla, Ergysa Opingari, Dorina Stafa, Adjola Musaku, Juljana Kuqi, Blerina Cereni, Griselda Zeneli, Ticiana Hysa, Liri Hasa.

Spitali Ushtarak, Tiranë: Alma Deda, Kaltra Pollozhani, Eranda Bato, Anisa Cobo, Antoneta Tace, Shegushe Taka, Doriana Kumrija. Raportohet se Besjana Dani është duke u transportuar nga spitali i Vlorës në Spitalin Ushtarak.

20: 20- Drejtori i Politikave Shëndetësorë në ministrinë e Shëndetësisë, Pëllumb Pipero tha se të plagosurit janë  shpërndarë në spitalin Ushtarak në Tiranë dhe në spitalin rajonal të Vlorës. Në Tiranë tashmë janë evakuuar 12 studente, ku njëra prej tyre ka ndërruar jetë.

Dy studente ndodhen në gjendje të rëndë. Në spitalin e Vlorës ndodhen 10 studente, njëra prej tyre në gjendje më të rëndë, e cila do të evakuohet në Tiranë. Në spitalin e Himarës nuk ka më asnjë të plagosur, përveç viktimave, tha Pipero.

Pipero tha se është bërë i mundur që operacioni i shpëtimit dhe evakuimit të përfundojë brenda dy orësh. Ai falënderoi qytetarët të cilët janë në rradhë për të dhuruar gjak në ndihmë të të plagosurve.

20:13- Qyteti i Elbasanit ndodhet në shok pas aksidentit tragjik të ditës së sotme në Himarë. Studentë dhe qytetarë të Elbasanit janë mbledhur para ambienteve të Universitetit Aleksandër Xhuvani ku po ndezin qirinj në kujtim të studentëve që humbën jetën

20: 10- Ministri i Transportit, Sokol Olldashi nga Spitali Ushtarak tha se nuk rezulton që kushtet e rrugës të jenë bërë shkak për aksidentin tragjik të Himarës. Sipas Olldashit rruga në fjalë sapo është rikonstruktuar. Ai tha se shkaqet mbeten për tu verifikuar, ndërsa deri tani mendohet se shkak mund të ketë qenë një humbje mendje apo sëmundje akute e shoferit. Olldashi tha se po bëhet gjithçka për të përballuar situatën e rëndë, ndërsa një grup të rinjsh nga forumet e PD-së do vijnë të dhurojnë gjak.

19: 45- Drejtori i Spitalit Ushtarak, Bedri Mihaj u tha gazetarëve se njëra prej vajzave të ardhura me helikopter kishte ndëruar jetë gjatë rrugës, ndërsa janë 11 studentët që janë transportuar për në Spitalin Ushtarak.

Po bëhet shërbimi i nevojshëm që të dalin nga shoku. Nëpërmjet ekzaminimeve ne po preçizojmë demtimin e secilit prej tyre. Pjesa e konsiderueshme ka filluar trajtimin reanimator. Deri tani e konfirmuar është vetëm një vajzë e vdekur. Nuk na dha mundësinë për ta ndihmuar, pasi erdhi e vdekur. Dy janë në gjendje të rëndë. Gjithë personeli është në dispozicionn të këtij aksidenti.- tha Mihaj.

19: 13- Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama pasi ka dhuruar gjak për të plagosurit i ka bërë thirrje kryesisht se të rinjve që të solidarizohen dhe të shkojnë në qendrat e dhurimit të gjakut për të dhënë ndihmën e tyre.

Sa më shumë njerëz, të reja dhe të rinj kryesisht të vijnë në qendrën e dhurimit të gjakut për të dhënë një kontribut, i cili mund të jetë jetik për të gjithë ata që kanë nevojë. Këtu i gjithë personeli po bën të pamundurën. Është një moment dramatik, dhe duhet bërë çmos për të shpëtuar jetët, dhe për të mbështetur me një frymë të fortë solidariteti ata që janë këtu dhe në terren. Është një ngjarje e tmerrshme. Duhet bërë gjithçka që të vuajnë sa më pak familje.- tha Rama.

19:03- Kreu i PS-së Edi Rama ka qenë në ambientet e spitalit Ushtarak ku kanë mbërritur disa nga të plagosurit e aksidentit të Himarës. Mësohet se Rama i është përgjigjur apelit për të dhuruar gjak për të plagosurit. Kreu i Shtetit, Bamir Topi ishte gjithashtu në ambientet e spitalit Ushtarak. Në një prononcim për mediat, topi u shpreh; Ngushëllimet shkojnë për familjet e viktimave dhe shërim të shpejtë për të gjithë të plagosurit. Ajo është që është para dhe konstatuar është se i gjithë shteti është në kombë, dhe kam besim se shërbimi i kualifikuar do të bëjë të pamundurën për shpëtimin e jetëve.

18:35-Përfaqesues te Kryqyt te Kuq Shqiptar kane apeluar tek qytetaret per t’ju drejtuar spitaleve, te Vlores, Himares, Sarandes si dhe spitalit Ushtarak ne Tirane per te dhuruar gjak per t’ju ardhur ne ndihme te plagosurve te aksidentit te Himares. Nderkaq ne rrjetet sociale po behet nje fushate e madhe solidariteti per t’i ftuar qytetaret per te dhuruar gjak.

Autobusi pas aksidentit

18:13- Zyrtarisht Policia e Shtetit ka njoftuar se paraprakisht rezultojnë 11 të vdekur dhe 22 të plagosur. Sipas policisë, deri në këto momente janë nxjerrë nga automjeti të dëmtuarit dhe janë transportuar drejt ambienteve spitalore 33 studentë.

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara në vendngjarje për ti dhënë ndihmën e nevojshme të dëmtuarve nga kjo ngjarje dhe transportimin e tyre drejt ambienteve spitalore, si dhe për përcaktimin e shkaqeve që çuan në këtë aksident të rëndë. Për këtë qëllim është ngritur një grup i posaçëm hetimor nën kryesimin e Prokurorisë së Përgjithshme, në përbërje të të cilit janë ekspertë kriminalistë, të policisë rrugore, si dhe të Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Vlorë.- thuhet në deklaratën e policisë.

Policia ka njoftuar gjithashtu se autobusin me targë El 2274 B,e drejtonte shtetasi Pëllumb Çela, 55 vjeç. Një helikopter i shëndetësisë vetëm pak minuta më parë kanë mbërritur me tre nga studentet e demtuar, nderkohe qe po transportohen edhe 5 te  demtuar te tjere.

Drejt vendit të ngjarjes janë nisur edhe kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili dhe ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj.

17:55- Burime nga spitali i Himarës bëjnë me dije se numri i viktimave deri në këto momente është 11-të, ndërsa policia në lajmërimin e fundit të saj nuk ka folur për viktima, por vetëm për 25 të plagosur të cilët janë nxjerrë nga vendi ku është aksidentuar autobusi. Nga Elbasani mesohet se kane qene dy a

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›