E Diel, 1 Nëntor 2026

Himarë, Rama: Ligj i posaçëm për bregdetin. Po shfaqen si pronarë të vjetër ata që i kanë pasur prindërit në Alpe

Share

Për një ligj të posaçëm për vijën bregdetare të vendit, është angazhuar Edi Rama gjatë zhvillimit të tryezës për Çështjet e Pronës të organizuar në Himarë. Tryeza e grupit të punës është zhvilluar në zemër të një zone ku problemet me pronësinë janë shumë të mprehta..

Konkretisht unë besoj që ne na duhet dhe ne do ta bëjmë sapo të vijmë në qeveri, një ligj për vijën bregdetare të Shqipërisë. Një ligj i posaçëm për vijën bregdetare do të thotë që e gjithë problematika e zhvillimit në vijën bregdetare të trajtohet në mënyrë të posaçme. Vija bregdetare është një pasuri e madhe kombëtare, ku padyshim duhet harmonizuar interesi kombëtar me interesin privat, ku padyshim duhet zgjidhur problemi i pronësisë dhe i konfliktit të pronësisë, për ti hapur rrugë një zhvillimi të qëndrueshëm. Po ku, në të njëjtën kohë askush nuk mund të ketë të drejtë që në emër të interesave të tij private të cenojë një plan të integruar të zhvillimit të vijës bregdetare.

Për vijën bregdetare duhet vendosur një ligj i veçantë dhe i duhet dhënë një status i veçantë dhe duhet qeverisur nga një Agjenci Kombëtare e Vijës Bregdetare dhe duhet mbrojtur nga patrulla të posaçme për vijën bregdetare.

Kryetari i PS ka argumentuar se në qeverisjen e socialistëve ligjet që do të hartohen sa i takon çështjes së pronës dhe përkatësisht pronës në bregdet, në bashkëpunim dhe duke vjelë mendimin e komuniteteve që jetojnë në këto zona. Po ashtu lideri socialist ka vënë theksin edhe tek fenomeni i tjetërsimit të pronës: Mungesa e shtetit dhe braktisja që shteti i ka bërë detyrës mbi vijën bregdetare, ka sjellë që kjo të jetë toka e askujt dhe oburra kush është më i zoti, kush është më i fortë, kush është më i lidhur, pushton pjesën e tij, bëhet dhe pronar. Ndërkohë që i ka pasur në Alpe stërgjyshërit e gjyshërit e prindërit, shfaqet këtu si pronar i vjetër.

Edi Rama është angazhuar së bashku me grupin e punës së programit se PS në qeverisje do ta çminojë bregdetin nga konfliktet e pronësisë.

Në bregdet zgjedhjet e ardhshme sduhet të ketë votë ideologjike për asnjë arsye në botë. Por, duhet të ketë një votë të përbashkët për bregdetin. Për bregdetin si e duam. Për bregdetin që të jetë një vend ku të bjerë në paqe populli, me këtë çështjen e tmerrshme të konflikteve të pronësisë dhe ku secili të pranojë të bëjë pjesën e vetë për mjedisin dhe për bregdetin ku realisht të ndërtojmë një zonë të tërë turistike shqiptare të bukur. Të mos lejojmë më pallate dhe historira gërryerjesh e shkatërrimesh, e prerje ullinjsh masivisht, e mungesë uji, e mungesë kanalizimesh, por ti japim një drejtim krejt tjetër dhe ka ende kohë për ta bërë këtë.

Do realizojmë shembuj të bukur zhvillimi. Do kthejmë shtetin në krye të detyrës, është shprehur kryetari Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›