E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriteret për presidentin e ardhshëm, sipas shoqërisë civile

Share

Debati për zgjedhjen e presidentit të ardhshëm ka përfshirë edhe shoqërinë civile, e cila me anë të një letre të hapur, ka propozuar disa kritere që duhet të plotësojnë kandidatët për presidentin e ardhshëm.

Kriteret sipas shoqërisë civile:

1. Ka njohuri shumë të mira për vlerat e demokracisë dhe për funksionimin e shtetit;

2. Në jetën e tij/saj profesionale dhe private ka dëshmuar se respekton pa hezitim të drejtat e njeriut dhe është vendosmërisht kundër diskriminimit mbi baza gjinore, etnike, fetare, bindje politike, aftësie, moshe dhe/ose orjentimi seksual;

3. Ka përvojë në fusha të ndryshme të veprimtarisë, është një personalitet i/e nderuar në mjedisin ku ka ushtruar veprimtarinë dhe ka dëshmuar integritetin e përgjegjshmërinë si cilësi të tij/saj individuale;

4. Ka dëshmuar gatishmëri për ti shërbyer shoqërisë e komunitetit dhe ka përcjellë frymën e tolerancës, gjithëpërfshirjes, solidaritetit shoqëror dhe të unitetit të popullit;

5. Në jetën e tij/saj profesionale dhe private ka dëshmuar se beson tek ligji dhe zbatimi i tij; nuk është dyshuar për përfshirje në trafiqe dhe korrupsion dhe këto vlera reflektohen edhe në familjen e tij/saj të ngushtë e në mjedisin e tij/saj të ngushtë shoqëror;

6. Në jetën profesionale e publike ka dëshmuar vetëdije për historinë e kombit dhe ka potencialin që të projektohet pozitivisht në marrëdhëniet me bashkëkombasit që jetojnë jashtë kufijve të Shqipërisë, me vendet fqinje, në Evropë dhe në botë.

7. Nuk është aktualisht figurë kryesore udhëheqëse e partive politike dhe nuk ka mbajtur funksione të larta politike në vitet e fundit.

8. Gjithashtu, ju nxisim, që për kandidatë e kandidate me cilësi të barabarta, të cilët/at mishërojnë tiparet e mëlartme, ti kushtoni vëmendje të posaçme marrjes në konsideratë të kandidaturave të grave, pasi deri tani ato nuk kanë qenë asnjëherë të përfaqësuara në këtë detyrë.

Në prag të votimit përfaqësuesit e shoqërisë civile deklarohen të hapur për të ofruar sugjerime për personalitete që mishërojnë vizionin për Presidentin e ardhshëm të Republikës.

FIRMËTARËT E LETRËS

1. Vjollca Meçaj Komiteti Shqiptar i Helsinkit

2. Mirela Arqimandriti Qendra e Aleancës Gjinore për Zhvillim

3. Sevim Arbana Shoqata Në dobi të gruas shqiptare

4. Aurela Anasatasi Qendra e Nismave Ligjore Qytetare

5. Mustafa Nano gazetar

6. Rasim Gjoka Fondacioni shqiptar “Zgjidhja e Konflikteve dhe Pajtimi i Mosmarrëveshjeve”

7. Elsa Ballauri Grupi Shqiptar për të Drejtat e Njeriut

8. Mentor Kikia – Alternativa Civile

9. Kozara Kati Qendra Shqiptare për të Drejtat e Njeriut

10. Mirela Muça Qendra Kombëtare për Studime Sociale

11. Mihallaq Qirjo aktivist i shoqërisë civile për çështje mjedisore

12. Delina Fico aktiviste e shoqërisë civile

13. Milva Ekonomi Instituti AGENDA

14. Dritan Shutina Co-Plan

15. Blerta Çani – Fondacioni Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar

16. Arta Mandro juriste dhe aktiviste e shoqërisë civile

17. Iris Luarasi Qendra e Këshillimit për Gra dhe Vajza

18. Adriana BERBERI Universiteti Marin Barleti

19. Altin Hazizaj Qendra Shqiptare për të Drejtat e Fëmijëve

20. Ani Ruci gazetare

21. Monika Kocaqi – Shoqata e Grave Refleksione

22. Ines Xhelili Rrjeti Shqiptar për Fuqizimin e Grave

23. Xheni Karaj Aleanca kundër Diskriminimit të LGBT-ve

24. Esmeralda Balluku eksperte e financës

25. Arjana Haxhiu eksperte në fushën e zhvillimit të kapaciteteve

26. Flutra Xhabija Shoqata e Grave Profesioniste, Afariste dhe Zejtare

27. Laura Konda Administratore Grand Thornton Albania

28. Mrike Cara Shoqata për Integrimin e Zonave informale

29. Irena Shtraza – psikologe dhe aktiviste e shoqëerisë civile

30. Mimoza Vojka Emanuels SAM

31. Teuta Qose

32. Donika Senka

33. Aleksander Çipa Unioni i gazetarëve Shqiptarë

34. Auron Pasha Instituti për Hulumtime dhe Alternativa të Zhvillimit

35. Brunilda Paskali- Administratore Ëisdom University

36. Fabiola Egro aktiviste e shoqerise civile

37. Majlinda Hoxha Agritra Vision Peshkopi

38. Blerina Metaj – Qendra Shqiptare për të Drejtat e Fëmijëve

39. Mersila Ballo – Qendra Shqiptare për të Drejtat e Fëmijëve

40. Afërdita Prroni – Qendren Te Drejtat e Njeriut ne Demokraci

41. Amarildo Felcanji Ambasada Pink

42. Rajmonda Bozo Tirana Legal Aid Service TLAS

43. Belioza Çoku ALO 116

44. Donika Godaj Shoqata Kristiane e Grave të reja

45. Vahide Gruda Palma Construction

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›