Tragjedi në Kosovë! Shpërthen bombola e gazit, humbin jetën babai dhe dy fëmijët e mitur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Malishevë, ku tre persona kanë humbur jetën si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në një banesë.
Lajmin e ka konfirmuar Drejtori i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta, i cili bëri të ditur se viktimat janë babai 35-vjeçar dhe dy fëmijët, të moshës 9 dhe 12 vjeç.
“Kemi tre viktima: babai 35-vjeçar dhe dy fëmijët e tij të moshës 9 dhe 12 vjeç”, deklaroi Graishta.
Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit, ndërsa autoritetet kompetente kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe shkaqet e kësaj tragjedie.