Tragjedi ne Lampeduza 200 emigrante bien ne det

Një tragjedi në det të hapur ka ndodhur gjatë orëve të natës në Lampeduza. 200 emigrantë kanë rënë në det ndërsa në ndihmë të tyre ishin nisur rojet bregdetare, rreth 39 milje larg Lampeduzës. 47 persona janë arritur të shpëtohen, ndërsa ende vazhdojnë kërkimet.
200 emigrantët të cilët besohet se vinin nga Tunizia kishin kërkuar ndihme me telefon satelitar. "Druajmë se shumë vetë kanë vdekur” bëjnë të ditur autoritetet që drejtojnë operacionet e shpëtimit. Sipas autoriteteve aeroportuale emigrantët po udhëtonin me një varkë të mbingarkuar e fillimisht u kishin kërkuar ndihmë rojeve bregdetare malteze e me kërkesën e këtyre të fundit ishin nisur nga Lampeduza dy motorskafë të rojeve bregdetare dhe një helikopter i Guardia di Finanza.
”Në kushtet e një deti të trazuar dhe situatës mjaft të vështirë të hasur në barkë rreth orës 4:00 të mëngjesit të sotëm ishte i pamundur shpëtimi i emigrantëve që përfunduan në det” shpjegon kapiteneria e portit.
Të humbur rezultojnë rreth 150 persona. Operacionet e shpëtimit vështirësohen dhe nga kushtet në det.