E Diel, 1 Nëntor 2026

Tragjedi në Rrogozhinë, vret të fejuarën shtatzënë dhe më pas veten

Një ngjarje tragjike ka ndodhur gjatë paradites së sotme në Rrogozhinë, teksa një 27-vjeçar ka vrarë të fejuarën e tij dhe më pas edhe veten.

Sipas burimeve të policisë, Kreshnik Selmani ka vrarë të fejuarën e vet 21-vjeçare Marsida Hoxha, në shtëpinë e kësaj të fundit dhe më pas ka vrarë edhe veten.

Familjarët e vajzës kanë thënë se ajo ishte shtatzënë prej 3 muajsh, por i fejuari i saj kërkonte që ta abortonte. Ata janë grindur për këtë gjë dhe Selmani donte ta linte vajzën, ndërsa më pas e ka vrarë. Ata ishin prej 7 muajsh të fejuar. Familjarët thonë se Selmani ishte i dënuar me burg.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›