Shkodër, vritet roja i gurores

Lazer Jaku
Burime nga Shkodra bëjnë të ditur se në fshatin Gajtan të Komunës Guri i Zi, Shkodër, në vend-rojen e një pike gurore, mbeti i vrarë roja 55-vjeçar Lazër Jaku.
Burime të policisë së Shkodrës bëjnë me dije se shtetasit Eduard Anton Kola25-vjeç dhe Renato Zef Isufi 30-vjeç në bashkëpunim me njëri- tjetrin vranë me armë gjahu 55-vjeçarin Jaku.
Gjatë kontrolleve të ushtruara në vendin e ngjarjes dhe në banesat e shtetasve të arrestuar, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë e tipit Bareta, 1 armë gjahu teke, gjysme automatike, 1 armë gjahu teke. Materialet në ngarkim të autorëve të krimit i kaluan për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim dhe Mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve të armëve të gjahut.
Anila Dushi