E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, grabitet një pikë bastesh sportive

Burime nga policia e Tiranës bëjnë të ditur se mbrëmë pak para mesnate është grabitur një pikë bastesh sportive. Grabitja ndodhi në lagjen pranë rezidencës Kodra e Diellit, pak minuta pas përfundimit të ndeshjeve të futbollit të kampionateve evropiane.

Policia tha se dyshohet që grabitja të jetë kryer nga 2 persona, të cilët besohet se kanë qenë të armatosur me armë automatike dhe të maskuar. Pasi morën paratë, 2 personat janë larguar me shpejtësi me një makinë.

Në pikën e basteve në kohën e grabitjes ndodheshin 10 persona. Pronari i lokalit ka njoftuar policinë e cila ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimin për gjetjen e autorëve. Policia tha se grabitësit kanë marrë rreth 300 mijë lekë. Dyshohet se dy personat janë përgjegjës edhe për një sërë grabitjesh të tjera të pikave të basteve.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›