E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raketa Patriot ne kufirin turko-sirian

Raketat Patriot do të mbërrijnë në kufirin turko-sirian në fund të muajit janar. 
Kështu deklaroi për televizionet amerikane vetë Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Leon Panneta. Ai  tha se është dhënë urdhëri i zhvendosjes së dy baterive të mbrojtjes raketore dhe bashkë me të në ndihmë të Turqisë do të shkojnë edhe 400 ushtarë amerikanë. 
Në dispozicion nga Shtetet e Bashkuara nëpërmjet NATO-s, katër bateri te tjera te  mbrojtjes raketore do të ofrohen nga Gjermania dhe Holanda. 
Turqia kërkoi nga NATO në muajin tetor vendosjen e sistemit të raketave Patriot pas rritjes së incidenteve në kufirin me Sirinë, ku më i rëndi ishte rënia e një rakete në një fshat kufitar turk, ku 5 civilë gjetën vdekjen. 

Kërkesa e Turqisë është kritikuar nga Rusia, e cila vetëm një ditë më parë pranoi se Assad është duke humbur betejën me rebelët e armatosur të opozitës. 
Ishte zv/ministri i Jashtëm i Moskës ai që paralajmëroi regjimin e presidentit sirian se është duke humbur terren ndaj forcave rebele.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›