Tragjedi në Tiranë, vdesin 3 anëtarë të një familje nga zjarri, shpëton një fëmijë

Foto Ilustruese
Sot në orët e para të mëngjesit tre anëtarë të një familje kanë gjetur vdekjen nga flakët e zjarrit. Ngjarja tragjike ndodhi në Tiranë në rrugën Derhemi. Pjesëtarët e së njëjtës familje kanë vdekur për shkak të flakëve që përfshinë apartamentin e tyre.
Burime nga policia e kryeqytetit bëjnë të ditur se familja e përbërë nga Genc Spahiu 35 vjeç, e shoqja Florida Spahiu 35 vjeç si dhe fëmijët e tyre Jona Spahiu e Dea Spahiu jetonte me qera në apartamentin që u dogj dhe që u mori jetën tre prej tyre.
Menjëherë në vendngjarje, të sinjalizuar nga fqinjët që kanë vënë re flakët në banesë, kanë mbërritur zjarrfikësit si dhe forcat e policisë. Pas shuarjes së flakëve kanë mundur të shpëtojnë Dea Spahiun, e më pas kanë nxjerrë prej aty trupat e pajetë të dy prindërve dhe motës së saj. Dea Spahiu është dërguar menjëherë në spitalin QSUT ku dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.