E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tropojë, granatë në banesën e Petrit Brahaj, s'ka të plagosur

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mbrëmjen e sotme në një banesë në qytetin e Tropojës. Sipas informacioneve persona të paidentifikuar kanë hedhur një granatë në oborrin e banesës së shtetasit Petrit Brahaj, në fshatin Kërrnaj të Tropojës.

Mësohet se përveç dëmeve materiale në banesë nuk ka të plagosur. Brahaj pak minuta para ngjarjes, kishte qënë në oborrin e banesës së tij, por fatmirësisht ishte futur brenda dhe nuk kishte pësuar gjë.

Gjithashtu mësohet se Petrit Brahaj njihet në Tropojë, sepse disa muaj më parë kishte dalë nga burgu, kur kishte vuajtur dënimin për thyerjen e një banke në këtë qytet.

Ndërkrohë që policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për autorët dhe motivet e ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›