E Shtunë, 31 Tetor 2026

Autobiografia, TonyBlair: Kosova përmua, cështje morale

TIRANE- Libri i ish kryeministrit të Britanisë së Madhe, Tony Blair, që tashmë ndodhet në duart e lexuesve, i kushton rreth 30 faqe Kosovës. Sipas BBC, në kapitullin e quajtur Kosova, Blair shkruan se si në Britani njerëzit janë të bindur se një nga episodet e tij të suksesshme të qeverisjes, ishte roli në bombardimin e Serbisë nga forcat e NATO-s në vitin 1999 për shkak të spastrimit etnik të Kosovës.

Ai sqaron se insistimi i tij për një zgjidhje të tillë kishte vënë në presion edhe marrëdhëniet e shkëlqyera personale me presidentin e atëhershëm amerikan Bill Klinton. Amerikanët, ndryshe nga kryeministri britanik, nuk ishin aq të interesuar për zgjidhje ushtarake.

Blair po ashtu shkruan se e kishte kritikuar Klintonin pse në shtypin amerikan atëherë ishin shfaqur tekste në të cilat flitej se kryeministri britanik po bën presione ndaj SHBA që të pranojë ndërhyrjen e forcave këmbësore në Kosovë, nëse sulmet ajrore nuk japin rezultate.

Ai shkruan se për të Kosova ishte cështje morale dhe se ndërhyrja ushtarake e forcave të NATO-s në atë periudhe ishte e nevojshme.
Blair thotë se në një moment të parë motivi i tij kryesor për të kërkuar ndërhyrje ushtarake për Kosovën ishte zemërimi për shkak të asaj që ndodhte atëherë në Kosovë.
Sidoqoftë, Blair shkruan se Kosova i ka mësuar një varg leksionesh për pushtetin, për udhëheqjen dhe për vetveten.

“Kur lexon sot materialet nga ajo kohë dhe mendon se si është zhvilluar situata, krenohem” thotë Blair.
Ndërkohë, Serbia e sotme nuk përmendet në librin e Blair dhe as cështja e pavarësisë së Kosovës.
(e.n/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›