Tragjedi në Vlorë, i riu vret të atin dhe shokun, plagoset nëna dhe kushëriri

Policia: Arjon Lulaj e ka kryer krimin nën efektin e pijeve alkoolike
Krimi në familje ka tronditur qytetin e Vlorës mesnatën e së hënës. Pas një sherri nën efektin e pijeve alkoolike, një 22- vjeçar ka qëlluar për vdekje me kallashnikov babanë e tij 51- vjeçar Musa Lulaj dhe shokun e ngushtë, Bledar Xhaferraj, 28 vjeç. Ndërkohë, nga breshëria e automatikut kanë mbetur të plagosur dhe nëna e autorit, Sofie Lulaj si dhe kushëriri i tij Jovan Lazaj. 3 të rinjtë, Lulo, kushëriri dhe shoku i tij i ngushtë, vetëm pak orë para ngjarjes kishin konsumuar një sasi të konsiderueshme alkooli në një lokal në fshatin Lubonjë. Rreth mesnatës ata janë drejtuar për në shtëpinë e Llulos dhe me të mbërritur atë, ky i fundit është ndeshur me shqetësimin e prindërve për pijen. Pas diskutimeve me të atin, ashtu në gjendje të dehur siç ishte, Lulo ka rrëmbyer automatikun dhe ka qëlluar drejt të pranishmëve, duke lënë të vdekur 2 prej tyre, e duke shkaktuar plagosjen e 2 të tjerëve. Vetëm një orë pas ngjarjes së ndodhur në lagjen 24 maji, 22- vjeçari Arjon Lulaj është ndaluar policia.
Ngjarja
22- vjeçari Arjon Lulaj, lindur në fshatin Lubonjë të rrethit të Vlorës dhe banues në lagjen 24 maji të qytetit bregdetar, ka shkuar ditën e hënë në fshatin e lindjes dhe aty ka takuar shokun e tij të ngushtë, Bledar Xhaferri dhe djalin e dajës së tij, Jovan Lazaj, që të dy banorë në fshatin Picar, pak km larg fshatit Lubonjë. Sapo janë takuar së bashku ata kanë filluar të konsumojnë sasi të mëdha alkooli. Kjo ka ndodhur për orë të tëra. Rreth orës 22:30 ata kanë shkuar në banesën e 22- vjeçarit Lulaj, ku kanë qenë të pranishëm i ati i tij, Musa Lulaj dhe nëna e tij, Sofie Lulaj. Sapo ka parë të birin të dehur dhe në të njëjtën shkallë dehjeje edhe dy shokët e tij, Musai ka filluar ti kritikojë ata për alkoolin e konsumuar. Mirëpo kjo nuk është pritur mirë nga 22- vjeçari që ka filluar të kundërshtojë të atin. Kundërshtimi nuk është mjaftuar vetëm me fjalë. Në një moment, Arjon Lulaj ka marrë një armë automatike tip kallashnikov dhe me të ka filluar të qëllojë mbi të pranishmit. Duke mos ditur se çfarë po bënte, pasi ka shkarkuar plot 24 plumba mbi të pranishmit, ai është larguar nga vendngjarja. Kanë qenë fqinj të familjes Lulaj që pasi kanë dëgjuar krisma të shumta, kanë lajmëruar në komisariatin e policisë për të dërguar aty menjëherë forca të shumta.
Flet nëna e autorit
Ajo është ende e tronditur, ndërsa nuk gjen dot fjalë të shpjegojë veprimin e djalit të saj 22- vjeçar. As vetë nuk e di si e kam marrë fishekun në këmbë. Dëgjova krismat. Dola jashtë. Rashë mbi burrin dhe i thashë vritmë dhe mua, tregon Sofie Lula, nënë e autorit të vrasjes.E shtrirë në një nga krevatet e spitalit të Vlorës, ku është nën kujdesin e mjekëve, gruaja nuk di ti përgjigjet dhe as të shpjegojë për gazetarët si ndodhi vrasja: As vetë se di si ia dha atij.... Qysh të bësh moj të keqen motra... Ai e bëri kriminelçe.... Qysh të them, shprehet përmes lotëve dhe dhimbej për tragjedinë familjare
Last Updated on Tuesday, 14 April 2009 23:09