Kërkesa për në BE: Koncept surrealist apo oportunitet realist i maxhorancës!?
(Po, dua një gjë: Mos i jep atij, atë që të ka kërkuar!!?)
Nga Besi BEKTESHI
Një nga ato veprime që do të përbëjnë lajm dhe polemika në vendin tonë, është se nga data 28 prill qeveria shqiptare do të bëjë seriozisht kërkesën për anëtarësim në BE.
Kemi një mënyrë tepër të jashtëzakonshme të të interpretuarit të gjërave ne shqiptarët.
Si kërkesën për mirë edhe atë për keq e kemi disi të çuditshme dhe kjo është një lloj budallallëku sportiv i joni që dallon tepër me botën ku kërkojmë të hyjmë.
Ka një tip anekdotë për dy princa shqiptarë në mesjetën e vonshme. Pak a shumë përmbajtja është kjo: Një sundimtar ose monark me një principatë në Europë, ishte katandisur të kërkonte ndihmë në sundimtarë të tjerë për të ribërë principatën e tij të lakmueshme nga princa komshinj me të. Mbas shumë përpjekjesh, arrin të merret vesh edhe me dy princa shqiptarë si gjithmonë trima dhe sy patrembur. Të dy princat shqiptarë me kalorësit e tyre, luftojnë si luanë dhe arrijnë që brenda pak kohe tja përmbledhin principatën monarkut europian, duke i bërë një nder të madh. Mbas kësaj lufte princi i huaj dhe europian, i merr princat-kalorës dhe ju thotë kërkoni çdo gjë që keni parë në principatën time, por me një kusht që të kërkoni vetëm një gjë. Mendohuni tha ai, dhe ju la afat 24 orë të dy princave. Dy kavalierët shqiptarë shkojnë të nesërmen dhe i pari mbasi hyn, kërkon një kështjellë shumë të bukur me një liqen, dhe pa asnjë mëdyshje princi i huaj ja dhuron. Kur del jashtë ai takohet me bashkëkombësin e tij dhe i tregon se kishte kërkuar kështjellën e bukur me liqen princit dhe ky ja kishte falur. Kavalieri i dytë shqiptar mërzitet shumë, sepse edhe ai pikërisht këtë kështjellë kishte kërkuar, por megjithatë futet te princi. Me ta parë princi, i thotë të kërkojë edhe ai atë që donte në principatën e pasur europiane. Pa u menduar shumë princi i dytë i thotë: Lartësi me që duhet të kërkojë vetëm një gjë, atëherë po të lutem që mos tja bësh dhuratë kështjellën e bukur kavalierit që sa po doli nga kjo derë. Dhe kështu u bë. I gjithë ai mundim dhe gjak, por edhe e gjithë ajo bujari dypalëshe përfunduan në një hiç, sepse që të dy princat shqiptarë u kthyen me gisht në gojë. Natyrisht kjo është një mesele ndoshta jo shumë e vërtetë, por realen brenda e ka, sepse në shumë raste shqiptarët kështu sillen. Mbase nuk dinë që të marrin në kohë të mirat e ndryshme që ajo ofron...ose oportunitetet që sajon pikërisht koha dhe vendet. Jo... ka më shumë rëndësi që ai tjetri të mos ketë atë që dua dhe unë dhe jo që unë të kem diçka tjetër akoma më shumë. Po kush nuk e di që Sali Berisha kërkesën për në BE e bën tani sepse i leverdis edhe për zgjedhje sidomos mbas NATO-s. Po ashtu dihet se nga BE-ja kanë ardhur disa zëra që kërkesa edhe mund të shtyhet mbas zgjedhjeve, sepse kuptohet që mund të konsiderohet një bonus për qeverinë aktuale. Por ama ka edhe diçka tjetër...! Kërkesë po bëhet dhe jo parakalim në BE dhe këtë e dinë të gjithë. Opozitës mund ti mbetet hatri, por nuk thonë qartë se për çfarë..! Për mundësinë që kërkesa të aprovohet nga zyrtarët e BE-së, për mundësinë që mos të aprovohet nga po këto zyrtarë, për mundësinë që kjo kërkesë është bonus për Berishën, apo për mundësinë që mund të jetë minus për to, apo për mundësinë që...
Nuk e di se çfarë mendojnë, por ka ndonjë ndoshta të zgjuar aty, që të mendojë se nga ngutja e Berishës dikush do të mërzitet në Europë dhe nuk ja pranon kërkesën dhe kjo mund ti shkojë favor Ramës dhe PS-së. Sa probleme na ka sjellë kjo kërkesë për në BE që mund të bëhet në fund të prillit sipas disa të dhënave që dalin jo zyrtarisht, por që kanë marrë dhenë!!?? Normalisht nuk duhet marrë me kaq gajret kjo gjë, por në fakt se nuk ngjajnë me dy kalorësit që humbën kështjellën me liqen në mes të Europës, kjo të bën të qetësohesh në mënyrë dramatike. Praktikisht po na bëjnë nder jo vetëm perëndimorët, por sidomos lidershipet e tyre. Na kanë bërë nder me Kosovën dhe luftën për të, na kanë bërë nder me durimin e tyre të madh dhe mbështetjen për 97-tën na kanë bërë nder për shumë vite me mbështetjen me financa, na kanë bërë nder duke na pranuar në NATO, na kanë bërë nder se na thonë do tju fusim në BE dhe na bëjnë nder se vazhdojnë të na llastojnë, duke ditur se jemi inatçorë me njëri tjetrin në mënyrë banale.
Por në fakt një gjë dihet si ai që kërkon dhe ai që tenton të prishë atë që i pari kërkon e bëjmë se kemi parasysh pushtetin dhe kjo nuk është e ndershme. Nuk ka si të jetë e ndershme, sepse pushteti ka shanse plot dhe kalimet dhe alternimet janë të sigurta tashmë, por në problemet e mëdha të integrimit nuk ka pse të ketë dyzime, përvetësime dhe role të para dhe të dyta. Sepse kemi edhe anekdotën tjetër të autobusit për në kongres të PPSH-së në të cilin u rrahën familjet e komunistëve se kush kishte më shumë dëshmorë dhe heronj për të zënë vendin e parë, pikërisht në autobus.
E këto nuk janë anekdota, por realitete që tregojnë qartë mentalitetin dhe konceptin tonë mbi kërkesat aty lart dhe meritat këtu poshtë. Mentalitetin e dypalshëm dhe në çdo moment....
Last Updated on Tuesday, 14 April 2009 23:05