E Diel, 1 Nëntor 2026

Tragjedi në një dasmë në Arabi, 25 të vdekur

Të paktën 25 persona humbën jetën nga shpërthimi i një zjarri, që u shkaktua nga një qark i shkurtër elektrik, ndërsa po zhvillohej një ceremoni martesore në një rajon lindor të Arabisë Saudite, bënë të ditur burime mediatike vendase.

E përditshmja "Al-Yaoum" theksoi se incidenti, që ndodhi gjatë natës në një tendë, kishte shkaktuar të paktën 25 të vdekur.

Sipas "Al-Yaoum", një qark i shkurtër elektrik shkaktoi zjarrin brenda tendës, ku ishin mbledhur rreth 200 gra.

Sipas drejtorit të mbrojtjes civile në provincën lindore, gjenerali Abdallah Khcheimane, të shtëna në ajër shkaktuan rënien e një kabulli elektrik. Ai shtoi se tenda ishte ngritur pa leje.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›