Kosova ne krize partish jo institucionesh
Nga Prishtina per Albani-n Jeton Musliu
PRISHTINE - Partite politike gjithmone jane te gatshme te vdesin per zgjedhje. Dihet se ato i kane shume merak sidomos partite opozitare. Por kesaj here subjektet politike ne Kosove jane zene ngushte. Madje teper ngushte Secila ka arsyet e veta. Deri para disa ditesh gjithcka duket se ishte rehat per to. Te qete prisnin zgjedhjet e nentorit te vitit 2011. Por si ne qiell te hapur per nje moment mbi to shkrepi rrufeja. Gjykata Kushtetuese e Kosoves iu pergjigj nismes se disa deputeteve te Kuvendit te Kosoves duke dhene mendim lidhur me dy vendet e punes qe mbante presidenti i vendit Fatmir Sejdiu. Kjo Gjykate tha qarte se ne ate kohe Presidenti kishte bere shkelje serioze te Kushtetutes se Republikes duke mbajtur dy poste ne te njejten kohe si kryetar i Lidhjes Demokratike te Kosoves LDK dhe president i vendit. Ne fakt kete vendim te gjykates nuk e kishte pritur as vete presidenti Fatmir Sejdiu edhe pse jurist i njohur dhe ish-profesor ne Universitetin e Prishtines. Ai besonte se ngirja e postit te kryetarit te partise dhe mos ushtrimi i asaj detyre e shpeton nga doreheqja. Por ne fund doli se ligjerisht sipas Gjykates Kushtetuese akti me i larte juridik i vendit Kushtetuta nuk njeh ngrirje e shkrirje. Keshtu perfundimisht Fatmir Sejdiu duke dhene doreheqje nga posti i Presidentit shkriu postin e kryetarit te partise se tij. Ne kete rast largimi i tij zgjidhi nje problem por hapi thesin e problemeve te tjera per institucionet e vendit e sidomos per partite politike kosovare. Kjo per faktin se barra qe te merret me teket e tyre i ka rene Jakup Krasniqit kryetar i Kuvendit te Kosoves qe sipas Kushtetutes se vendit ne mungese te Presidentit brenda gjashte muajsh ushtron edhe kete detyre. Partite politike tani jane ne amulli te plote. Ato nuk i kane pritur zgjedhjet e pergjithshme se paku jo kaq heret. Pritet qe keto zgjedhje te mbahen ne fillim te vitit qe vjen saktesisht ne janar ose shkurt. Kryetarja e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve Valdete Daka eshte shprehur se ky institucion eshte ne gjendje te organizoje zgjedhjet mjafton qe Qeveria me kohe te jape parate qe i duhen. Sigurisht KQZ-ja do ti marre parate sepse edhe viti 2011 ishte parashikuar si kohe zgjedhjesh. Por halli me i madh tani jane partite. Se paku ato me te medhate jane ne kaos te brendshem por edhe te jashtem. Ne aspektin e brendshem ato nuk kane mbajtur Kuvendet Zgjedhore per te zgjedhur organet e tyre brenda partiake. Sipas Ligjit per Zgjedhje asnje parti politike nuk mund te certifikohen ne KQZ per te marre pjese ne zgjedhje pa i kryer detyrat brenda shtepise se vet. Ende nuk eshte e qarte si do tia bejne subjektet politike. Hashim Thaci kryeminister dhe kryetar i Partise Demokratike te Kosoves PDK partise me te madhe politike ne vend kur u pyet per kete ceshtje i ra shkurt bisedes me gazetare. Vetem pas tete vjetesh mund te me pyesni per punet e partise - duke lene te nenkuptohet se synimi i tij eshte te qendroje gjate ne pushtet. Ai edhe mund te jete i bindur ne kete qe thote pse jo edhe i sigurt. Duke pare se brenda partise eshte lider i pakontestueshem edhe mund ta mbaje ndonje Kuvend Zgjedhur brenda disa ditesh.
Por per te shkuar me tej le te bejme nje skaner mbi partite e tjera.
LDK
Lidhja Demokratike e Kosoves LDK me kryetar tash Fatmir Sejdiun i ka hyre procesit te brendshem zgjedhor. Ne dhjetor te ketij viti zgjidhet kryetari i ri i saj dhe organet e tjera partiake. Pervec Sejdiut ambicien e tij per ta marre drejtimin e partise i ka shfaqur edhe Bujar Bukoshi i cili ne vitet 90 ishte kryeminister i qeverise ne ekzil kohe kur vendi i ishte nenshtruar nje aparteidi nga ana e Serbise. Pas clirimit u kthye ne Kosoves u largua nga LDK-ja dhe formoi Partine e Re te Kosoves PReK e cila ne zgjedhjet e shtatorit 2007 u bashkua me LDK-ne duke hyre ne Kuvendin e Kosoves.
Pas riformatizimit te Qeverise aktuale nga kryeministri Hashim Thaci Bukoshi mori postin e ministrit te Shendetesise te cilen detyre ende e ushtron. Ndasite brenda LDK-se jane te medha por nuk duken aq te thella sikurse disa vjet me pare kur ne nje Kuvend te ngjashem te brendshem zgjedhor LDK-se iu shkeput nje pjese e saj me ne krye akademik Nexhat Dacin i cili me vone themeloi partine e tij Lidhja Demokratike e Dardanise LDD.
Per me teper kesaj radhe Bujar Bukoshi duket se i ka nxjerre me shume telashe konkurrentit te tij Fatmir Sejdiut sepse ai ka siguruar edhe mbeshtetjen e Uke Rugoves djalit te vogel te ish-Presidentit te ndjere Ibrahim Rugova.
Madje paraqitjen e kandidatures per kryetar te LDK-se Bukoshi e beri nga shtepia e familjes Rugova. Tashme ne kete parti kane filluar te shihen edhe rreshtimet e personaliteteve sa per njerin kandidat sa per tjetrin. Tensionet brenda partiake u verejten sidomos ne mbledhjen e fundit te Qeverise te mbajtur te marten pasi LDK ende eshte ne koalicion me PDK-ne e Hashim Thacit.
Bujar Bukoshi ne rolin e ministrit te Shendetesise pati replike te ashper me Rame Manajn bashke partiakun e vet qe mban poziten e zevendeskryeministrit.
Tere sherri ndermjet tyre ishte shkaku i dy zyrtareve te Ministrise se Shendetesise ku secili prej tyre perkrahte personin tjeter. Por sipas analisteve me shume sesa meraku i tyre per zyrtaret qe njeri duhej tia leshonte vendin tjeter ishte tensioni qe kane ata para zgjedhjeve te brendshme ne parti. Kjo per faktin se zevendeskryeministri Rame Manaj perkrah per kryetar te LDK-se Fatmir Sejdiun.
AAK
Aleanca per Ardhmerine e Kosoves AAK duket se per te dyten here eshte e destinuar te vuaje me shume. Eshte hera e dyte qe kesaj partie i duhet ti futet zgjedhjeve pa kryetarin e saj Ramush Haradinajn. Ish-komandanti i Ushtrise Clirimtare te Kosoves dhe me vone Kryeminister i vendit vetem per njeqind dite ndodhet i paraburgosur nga Tribunali i Hages dhe akuzohen ne menyre te pjesshme. Ne zgjedhjet e vitit 2007 ai ndodhej gjithashtu ne Hage por ne vitin 2008 u lirua nga te gjitha akuzat qe dukeshin mjaft te renda. Por ne vitin 2008 ai u lirua duke bere qe aktivisht te merret me partine e tij dhe me akuza mjaft te renda ne adrese te Kryeministrit aktual Hashim Thaci.
Madje ai dhe partia e tij rralle ka ndodhur te mbajne ndonje konference per media e te mos kerkojne zgjedhje te parakohshme. Kete kerkese ata e arsyetonin me keqqeverisjen e kryeministrit Hashim Thaci. Nderkohe prokuroria e Tribunalit te Hages e kishte apeluar vendimin e Gjykates per ish-Jugosllavine dhe kur Ramush Haradinaj shkoi atje per te marre pjese ne nje seance qe pritej te ishte thjesht formalitet gjykata vendoi qe te kete proces te pjesshem gjyqesor ndaj tij. Kjo do te thote se ai duhet te rigjykohet per disa nga veprat penale per te cilat me pare ishte lene i lire. Kjo beri qe ai te ndalohej dhe te paraburgosej duke lene te gjithe me goje hapur ne Kosove. Me se shumti zyrtaret e partise se tij te cilet tash ndjehen te gjymtuar per te hyre ne zgjedhje pa pranine e liderit te fuqishem. Sado qe ne publik ata perpiqen te tregojne se AAK-ja eshte e konsoliduar prape se prape frika se mund te humbasin eshte madhe. Ne jemi parti e konsoliduar dhe besoj se zyrtaret e AAK-se do te bejne punen e tyre sic duhet - eshte shprehur Daut Haradinaj vellai i Ramush Haradinajt ne nje bisede per mediat kosovare.
Por keto deklarime bien ne kundershtim me ato qe zyrtaret e AAK-se thone gati cdo dite. Nje prej tyre Burim Ramadani sekretar i Pergjithshem i kesaj partie opozitare mundesine per mbajtjen e zgjedhjeve per ne janar ose shkurt e quan te denje per vendet e Afrikes apo Australise. Sipas tij moti do te jete shume i ashper ne ate kohe ne Kosove. Tash kjo parti kerkon qe zgjedhjet te shtyhen sa me shume te jete e mundur duke shpresuar se procesi gjyqesor ne Hage ndaj liderit Ramush Haradinaj te perfundoje.
Te tjerat dhe te rejat
Partite e tjera politike ne vend duket se jane me te qeta. Aleanca Kosova e Re AKR e biznesmenit Behxhet Pacolli nuk duket te jete shume ne siklet. Se paku nga deklarimet publike. Meraku i tyre kryesor eshte reforma zgjedhore nderkohe qe pragu zgjedhor per partite qe aspirojne te hyjne ne Kuvend do te mbetet 5 per qind shkalle e cila vleresohet shume e larte. Njesoj sikurse AKR edhe Lidhja Demokratike e Dardanise me ato kapacitete qe ka pritet tiu hyje zgjedhjeve. Akademiku Nexhat Daci i cili i prin kesaj force politike pritet te aktivizohet me shume gjate diteve te ardhshme ndonese muajve te kaluar ka pasur disa goditje pasi anetare dhe dege te saj e kane braktisur ate.
Pervec partive te vjetra vetem disa muaj para mbajtjes se zgjedhjeve kane nisur te formohen edhe parti te reja. Njera prej tyre eshte FER shkurtesa e partise se quajtur Fryma e Re. Ilir Deda dhe Shpend Ahmeti te dy keta deri me tash nga shoqeria civile kane paralajmeruar se do ti hyjne gares zgjedhore.
Kundershtare te tyre nuk do te jene vetem partite aktuale por edhe nje tjeter qe eshte ne formim e siper si ajo e Albin Kurtit liderit te Levizjes Vetevendosje.
Ky i fundit pas shume kritikave protestave deri ne gjakderdhje ka vendosur ti hyje procesit zgjedhor ketij sistemi te cilin ai vazhdimisht e ka kritikuar sepse rrjedh nga dokumenti i ish te derguarit te OKB-se per statusin e Kosoves Marti Ahtisari.
Ne tere kete vorbull ato qe pritet te mos cajne koken shume jane partite politike te minoriteteve si te serbeve romeve turqve apo boshnjakeve. Ata kane vendet e tyre te garantuara ne Kuvendin e Kosoves sipas Kushtetutes se vendit dhe cdo vote me teper do te ishte per te e mireseardhur por jo e domosdoshme.
Jeton Musliu eshte gazetar ne te perditshmen Express ne Kosove. Ky artikull eshte shkruar ekskluzivisht per gazeten Albania
8 Tetor 2010