Proteste e ish te perndjekurve para Kuvendit

Ish të përndjekurit politikë u janë rikthyer ditën e hënë protestave
para Parlamentit vetëm disa minuta para nisjes së seancës plenare.
Ata janë lidhur me zinxhirë në formë proteste ndaj mungesës së vëmendje së qeverisë ndaj kësaj shtrese dhe mosdhënies së kësteve të dëmshpërblimit që u takon, por janë përplasur me policinë, që e ka shpërndarë protestën. Përfaqësuesi i tyre dhe një nga personat më aktivë në mbrojtje të kauzës së kësaj shtrese, Skënder Tufa u shpreh se nëse nuk u vihet veshi për të drejta e tyre, atëherë do të ndërmarrin veprime ekstreme duke u djegur si kamikazë. Ndërkohë policia ka shoqëruar në komisariat disa nga protestuesit që ndodheshin para parlamentit. Braçe: Protesta u shpërnda me dhunë Deputeti socialist Erjon Braçe, përmes rrjetit social Facebook, bën me dije se në krye të gardistëve dhe policëve që shpërndanë protestën e ish-të përndjekurve ishte zëvendësdrejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Brecani. Për ketë person u njoftua pak ditë më parë se ishte pezulluar nga detyra, pasi u akuzua se në ambientet e komisiariatit kishte qëlluar një prej operatorëve të Top Channel. "Hoqën me dhunë gazetaret dhe kameramanet nga vendngjarja, i shtyne dhe i larguan, pastaj moren gershere dhe prene zinxhiret, pastaj moren me dhunë ish te perndjekurit dhe po me dhunë i shoqeruan ne Komisariatin e Policise.I pashe vete te gjitha. Keshtu nis dita e punes se nje akoma deputeti", thotë Braçe.