Tragjedi në shfaqjen ajrore
Avioni i periudhes se luftes se dyte boterore mendohet te jete rrezuar per shkak te nje problemi mekanik, edhe pse ngjarja eshte ende nen hetim. 56 persona u transportuan ne spital per te marre ndihme mjekësore, disa prej tyre ne gjendje te rende, lajmëruan autoritetet. Avioni i tipit “mustang” nuk kishte shfaqur probleme perpara se te ndodhte incidenti dhe pilotohej nga 74-vjeçari Xhimi Liuard, nje pilot i njohur per formën e tij te shkëlqyer ne drejtimin e mjeteve fluturuese. Pamjet nga vendngjarja ishin vërtet tragjike, pasi ne momentin e incidentit thuajse te gjithë ishin duke filmuar shfaqjen e veçante.