Wikileaks kërkon fonde shtese
Mes tyre ndodhen objekte te ndryshme nga nje pako kafe e perdorur ne paraburgim nga australiani deri tek nje lap-top i tij. Ofertat nisin nga 315 dollare per pakon e kafes deri ne 6 mije dollare per kompjuterin. Pakoja e kafes eshte futur fshehurazi ne dhomën e paraburgimit ku qendronte Assange, ndersa kompjuteri i cili mendohet te jete perdorur per përgatitjen e kabllogrameve deri tani ka nje vlere prej 552.000 mije dollaresh. Wikileaks ndodhet ne veshtiresi serioze financiare qe prej publikimit te mijera kabllogrameve diplomatike amerikane, ndersa eshte kritikuar nga shume qeveri boterore per kete nisme. Kontradiktat mes Assange dhe anetareve te tjere te faqes per menaxhimin e dokumenteve i kane shtuar me shume problemet, ndersa vete australiani po perballet edhe me nje sfide legale kundër ekstradimit ne Suedi, i akuzuar per përdhunimin e dy femrave.