E Diel, 1 Nëntor 2026

Tragjedi rrugore me 4 djem të vdekur, në rrugën Gjakovë - Prizren

Pamje nga aksidenti i sotëm

Prishtinë, 1 janar 22:25 NOA – Katër të rinj kanë vdekur në një aksident të rëndë automobilistik që ka ndodhur sot herët në mëngjes në rrugën Gjakovë – Prizren. Burime zyrtare nga Shërbimi Policor i Kosovës, i thanë korrespondentit të Agjencisë së lajmeve NOA në Prishtinë se aksidenti ka ndodhur kur për shkak të shpejtësisë.

Mësohet se autovetura e markës Audi është rrokullisur dhe është përplasur për një shtyllë elektrike në fshatin Celinë, komuna Rahovec, ndërsa përshkonte aksin rrugor, përballë Pompës “Flori COM”.

Policia tha se në aksidentin tragjik që ka ndodhur rreth orës 6,30 kanë vdekur 4 të rinj që ishin të moshës ndërmjet  20 deri 28 vjeç.
“Dyshohet se aksidenti ka ardhur kur vetura AUDI B5, me targa vendore ishte duke lëvizur në aksin Prizren - Gjakovë, shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes, kushteve dhe rrethanave te rruges si dhe vozitjes së rrezikshme”, deklaroi policia.

Ajo theksoi se në vend të ngjarjes janë gjetur gjurmë Bartjes 92.30 metra, si dhe rruga ishte kthesë e e lehte ne te majtë.

Policia sqaroi se drejtuesi i makinës, ka humbur kontrollin mbi veturë, ka kaluar jashtë cepit te majte te rruges në drejtim të qarkullimit dhe me pjesën e pasme te anës se djathte ka goditur shtyllën elektrike prej betoni.

viktimat e tragjedisë kanë gjetur vdekjen në vend, 24 vjecari Erenik Hoti nga Gjakova, i cili drejtonte makinë dhe pasagjerët Emir Mejzini 20 vjec dhe 28 vjecari Vllaznim Bytyqi edhe ai nga Gjakova.

Sakaq, i lënduari Shkëlqim Kabashi, 20 vjecar, ishte marrë nga kalimtarët e rastit dhe është dërguar në spitalin e Prizrenit ku gjendja e tij shëndetësore ishte shumë e rëndë.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve Shkëlqim Kabashi ka ndërruar jetë rreth orës 10:25 të mëngjesit të sotëm

a.b/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›