E Shtunë, 31 Tetor 2026

Digjet i gjallë 33-vjeçari në Vlorë, plagoset rëndë e dashura

Foto arkiv

Vlorë, 3 janar 11:58 NOA - Një zjarr i rënë në katin e katërt të një pallati në lagjen “28 Nëntori” të qytetit të Vlorës ka shkaktuar një viktimë dhe një të plagosur rëndë, informon korrespondentja e agjencisë së lajmeve NOA.

Zjarri që shpërtheu pasditen e djeshme, mendohet se ka qenë aksidental, i shkaktuar nga një bombël gazi ndërsa si pasojë e flakëve është dëmtuar rëndë 33 vjecari Daut Selimaj, dhe njëkohësisht e reja me të cilën bashkëjetonte Klodiana Hoxha, 25 vjeçe.

Por policia tha se po heton edhe pistën e një zjarrvënieje të qëllimshme nga ana e viktimës, në gjendje depresioni, në banesën e marrë me qira prej afro një viti ku edhe jetonte me të dashurën e tij.

Zjarri ka përfshirë menjëherë dhomën e ndjenjës në banesë ndërsa dy personat që jetonin me qira aty prej një viti nuk kanë mundur ti shpëtojnë flakëve.

Ka qenë ndërhyrja e zjarrfikëses që ka evituar shkrumbimin tërësor të banesës.

Dy të lënduarit janë transportuar me urgjencë në spitalin ushtarak të Tiranës, por mëngjesin e sotëm (e Premte), 33 vjeçari Duat Selimaj ka ndërruar jetë si pasojë e djegieve të shumta në pjesë të ndryshme të trupit.

Ndërkohë, Klodiana Hoxha është ende në gjendje kritike për jetën.

Zyrtarisht, policia tha se ngjarja është dokumentuar si aksidentale, ndërsa mësohet se vijon hetimi për zbardhjen tërësore të ngjarjes.

a.h/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›