Tragjedi shqiptare në Itali, burri mbyt gruan e më pas vetëvaret
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në shtetin fqinj të Italisë, ku një emigrant shqiptar ka mbytur gruan e vet dhe më pas është vetëvrarë.
Sipas mediave italiane, bashkëshortët Pjerin dhe Lindita Pjetri janë grindur mes tyre. Pas kësaj grindjeje, burri ka mbytur gruan dhe më pas është vetëvarur.
Mediat italiane raportojnë se çifti kishte dy muaj që ishte divorcuar dhe kishin 2 fëmijë, njërin 3 vjeç dhe tjetrin 5 vjeç. Trupat e pajetë janë gjetur nga forcat e policisë italiane, të cilat janë njoftuar nga të afërmit e çiftit, të cilët kujdeseshin për fëmijët, ndërsa prindërit ishin në punë.