E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tragjedia, Belgjika përgatitet për kthimin e trupave

Dy avionë ushtarakë C -130 janë gati për fluturim ndërkohë që pritet që qeveria belge të mbajë një takim urgjent.
Autobusi me 52 persona që po kthehej në Belgjikë pas një ekskursioni në alpet e Zvicrës u përplas dje fuqishëm me një mur në hyrje të një tuneli.

Të afërmit e viktimave më pas fluturuan për në Zvicër, ndërkohë që shumë janë ende të paqartë lidhur me fatin e fëmijëve të tyre.

Si pasojë e aksidentit, 24 fëmijë të tjerë raportohet se janë plagosur. Nxënësit që merrnin pjesë në këtë ekskursion ishin rreth moshës 12-vjeçare.

Ky ishte aksidenti më tragjik i shënuar në dekadat e fundit në rrugët e Zvicrës./Start/F. P/

                                                                                             2012-03-15 11:18
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›